Pas sherrit fizik të publikuar në rrjetet sociale mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka reaguar ky i fundit. Sipas Gjuzit, analisti Demaliaj ka hyrë në ambjentet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer. Kryetari i Konservatorëve nënvizon se sipas tij, ai i ka thënë fjalë të rënda, gjatë kohës që ai shoqërohej me një grua.
Gruaja që shoqëronte Gjuzin, ishte kryetarja e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjuzi i ka thënë disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s’ka dëgjuar.
“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”-tha Gjuzi./k.k