Presidenti francez Emanuel Macron rikthehet në Tiranë në muajin Maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korespondon edhe me samitin e komunitetit politik europian të 16 Majit.
Presidenti francez Emanuel Macron do të rikthehet në Tiranë në muajin Maj, në vizitën e dytë zyrtare në Shqipëri që korrespondon edhe me Samitin e Komunitetit Politik Europian të 16 Majit.
Lajmi u bë i ditur nga ministri Igli Hasani gjatë takimit me ministrin Francez të deleguar për Evropën, Benjamin Haddad, i cili ka nisur një vizitë dy-ditore në Shqipëri.
Presidenti Macron vizitoi Shqipërinë për herë të parë në një vizitë zyrtare më 16 tetor 2023, ku u pritë me ceremoni shtetërore, ndërsa në fokus të takimit ishin marrëdhëniet mes dy vendeve, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si kultura, arsimi, ekonomia apo energjia.
Vizitë e tij në Shqipëri u konsiderua një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, pasi ishte vizita e parë zyrtare e një Presidenti të Francës në Shqipëri.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dekoroi mbrëmjen e 16 tetorit 2023 shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare me gradën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”./k.k.