Problemet teknike në BKT Piazza lënë klientët pa mundësi për të kryer shërbime financiare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër incident ka ndodhur në degën e BKT-së në Piazza, ku klientët kanë kaluar më shumë se tre orë në pritje pa mundur të kryenin asnjë transaksion.

Sipas informacionit të siguruar nga Fjala.al problemi i ditës ka qenë një prishje e sistemit, e cila ka lënë shumë individë pa mundësi për të realizuar pagesa ose tërheqje.

Përgjegjësja e bankës pas 2 orësh sqaron se kemi një problem teknik me kasafortën dhe keni plot degë të tjera.

Ky nuk është rasti i parë që klientët e Bankës për Biznes dhe Tregti (BKT) janë dëmtuar nga probleme teknike.

Gjatë kohëve të fundit, janë raportuar më shumë raste kur sistemi i bankës është prishur dhe është përdorur si justifikim, duke shkaktuar frikë dhe shqetësim tek klientët.

Ata që prisnin të kryenin shërbime të ndryshme, përfshirë pagesa të fatura, transfertat dhe tërheqje parash, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me këtë situatë, duke kërkuar që banka të ofrojë një shpjegim të qartë dhe të marrë masa për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen./   S,M

Të fundit

Basha: ‘A u tundën pak shokët te 7×7=313 o Rame’! S’më tregove

Basha thotë se kishte vënë shoqet me kërcy, ndërsa e pyet Ramën për shokët nëse “u tunden ndonjë çik...

“Bëmë s*ks, në mëngjes e vrava!”- Vdekja e Ilaria Sulës, 22-vjeçarja ka tentuar të …

Të tjera detaje janë mësuar rreth dëshmisë  së Nors Manlapaz, nënës së Mark Samson, të riut që akuzohet për vrasjen e ish-të dashurës së...

Trump me probleme shëndetësore? Mjeku i Shtëpisë së Bardhë zbulon gjendjen e presidentit

Mjeku i Shtëpisë së Bardhë Sean Barbella i ka dhënë fund çdo spekulimi lidhur me gjendjen shëndetësore të presidentit Donald Trump. Presidenti amerikan iu nënshtrua...

Berisha takim në Breshia, shqiptarët i rezervojnë një pritje madhështore

Një pritje tejet madhështore dhe plot entuziazëm i kanë rezervuar shqiptarët kryedemokratit Sali Berisha në Breshia të Italisë. Pas hapjes së fushatës elektorale në Tiranë...

Bangladeshi lëshon urdhër-arresti për deputeten britanike

Autoritetet e Bangladeshit kanë lëshuar një urdhër-arresti për deputetin britanik dhe ish-ministrin, Tulip Siddiq. Komisioni Kundër Korrupsionit (ACC) i vendit ka hetuar akuzat, ku thotë...

Lajme të tjera

Web TV