Rriten çmimet e ushqimeve në mars, çojnë inflacionin në 2.1%, ja nga çfarë është ndikuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të Konsumit në mars 2025, arriti në 2,1%, një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin mars 2025, krahasuar me Shkurt 2025 është 0,6%.

Çmimet e ushqimeve

Të dhënat tregojnë se çmimet e ushqimeve kontribuojnë gati në gjysmën e inflacionit. Sipas INSTAT rritja vjetore e çmimeve në muajin Mars është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,04 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,26 pikë përqindje. Gjithashtu, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” ndikuan me +0,22 pikë përqindje, çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,17 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” ndikuan me +0,16 pikë përqindje, çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me 0,11 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,10 pikë përqindje, çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,07 pikë përqindje, çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,04 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,03 pikë përqindje, çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,02 pikë përqindje dhe çmimet e grupit “Transporti” me -0,15 pikë përqindje.

Krahasuar me muajin Mars 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 7,4%, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,5%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “Veshje dhe këpucë” me 3,0% secili, “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,9%, “Komunikimi” me 1,5%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,3%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,9% secili, “Shëndeti” me 0,6%. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 2,5%.

Lexo edhe :  Ligji për pensionet me Italinë gati për zbatim/ Detajet e ligjit

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” patën një rritje me 4,6%, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 4,0%, “mish” me 3,3%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 1,2%, “peshk” me 0,1%, etj.

Krahasuar me muajin Shkurt 2025, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” shënuan rritje me 1,3%, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,2%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%, “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Komunikimi” me 0,2% secili, “Veshje dhe këpucë”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1% secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” shënuan ulje me 0,1%./Monitor/    S,M

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV