“Unë jam “mall” i kërkuar në treg!”/ Dash Sula zbulon përplasjet “brenda llojit” për vota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i cili nuk do të jetë në listat e kësaj partie për deputet në zgjedhjet e 11 majit, foli për situatën politike në vend në Ditarin e Pasdites.

Ai u shpreh se krahasuar me 4 vite më parë, kjo fushatë ka një ndryshim të madh për shkak të kodit zgjedhor. Ai thekson se kandidatë nga të dyja anët politike i janë drejtuar edhe atij për të mbledhur vota.

“Jam shumë herë më i qetë, duke e vëzhguar me lehtë si ecën fushata. Kjo fushatë ka shumë ndryshim me atë të vitit 2021 dhe për shkak të kodit zgjedhor. Kam konstatuar se kandidatët e listave të mbyllura po ia fusin gjumit, ata në lista të hapura si nga PS dhe nga PD po gjurmojnë e po vrapojnë te vota më e lehte te militantët e tyre. Ai ja ka të thjeshtë t’ja kërkojë voton atyre. Ka garë brenda vetes dhe jo me kundërshtarin politik. Ky është një problem shumë i madh. Unë kam fluks kërkesash nga kandidatët e të majtës dhe kandidatët e të djathtës duke kërkuar vota. Një i nënës dhe një i njerkës nuk shkon. Ti që je i bukur shkon në parlament pa vota, unë që jam i shëmtuar duhet të marr vota. Te PS e kanë garën më shumë mes njëri-tjetrit. Janë bërë titullarët e institucioneve në shërbim të kandidatëve të caktuar. Ky problem po ndodh dhe po dëgjojmë shpesh herë nga këto përplasje. Konflikti mes vetes sa do të vijë dhe do të agravojë.

PD nuk duhet të kishte rënë në grackën e mazhorancës. PD duhet të kishte një model tjetër nga PS-ja”, tha Sula.

Lexo edhe :  "Shkojnë në Korçën e kulturës e shfrenojnë gjuhën!"/ Rama: Vrenozi, lideri i vërtetë i PD

Në një moment pasi i shkëputet linja e internetit, Sula rikthehet me humor duke thënë se e ndalën kandidatët e 11 majit, të cilët e marrin për vota.

“Jam mall i kërkuar në treg, nuk kam çfarë të bëj. Për drejtuesit e Partisë Demokratike unë jam mall pa vlera, por ta shohim këtë më 11 maj sesi do të dalë rezultati…”, tha Sula./E.T

Të fundit

Takimi i shumëpritur, çfarë ndodhi mes Gjestit dhe Xhenetës në korridoret e Top Channel?

Një ndër lidhjet dhe marrëdhëniet më të komentuara përveçse ajo me Eglin dhe Gjestin, ka qenë dhe raporti mes...

Nëna shqiptare me 4 fëmijë kapet me 18 kg marijuanë, gjyqi më 26 maj

Një nënë shqiptare që jeton në Saint-Brieuc të Francës do të gjykohet më 26 maj 2025. Ajo akuzohet për përpjekjen për të rikuperuar një pako...

Qori dhe Shabani për lobimin e Berishës: “6 mln euro, sa rrogat e 12 mijë demokratëve”

Përfaqësuesit e opozitës e shohin me dyshim kontratën e lobimit të Sali Berishës në SHBA. Për Report TV, Endri Shabani thotë se vlera e...

Autoritetet e emigracionit arrestojnë mbi 100 emigrantë, Trump: Urime, Amerikë!

Më shumë se 100 emigrantë, për të cilët Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) tha se ndodheshin ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, u arrestuan...

Grushta në Prizren, basketbollisti Marques Townes sulmohet nga tifozët vendas

Ndeshja e basketbollit mes Bashkimit dhe Pejës në Pallatin e Sportit "Sezai Surroi" të Prizrenit është ndërprerë, pasi tifozët vendas kanë sulmuar me grushta...

Lajme të tjera

Web TV