Një video e pazakontë po qarkullon në rrjet, ku një qytetar mban në banesë një luan…si të ishte mace shtëpiake. Mediat thonë se banesa ndodhet në Shqipëri, ndërkohë që në video dallohen edhe dy persona që janë në banesë me luanin.
Të dy flasin shqip, njëri prej tyre ulet dhe e thërret që t’i afrohet sikur të ishte një kafshë shtëpiake. Por, luani e kafshon në pjesën e qafës, ndërkohë që personi tjetër dallohet teksa e qëllon luanin me shpullë./ S,M