Analiza: Pezullimi i tarifave, çfarë fshihet pas kthesës së Trump?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump shkaktoi tërmet në tregjet e bursave me tarifat e dogavane, tani pezullimi i tyre shkaktoi eufori. Presidenti amerikan duket se e gëzon pushtetin që zotëron.

Presidenti amerikan po e mban botën pezull. Pak ditë më parë ai vendosi tarifa doganore për shumë vende, tani pason ndryshimi befasues i kursit të Donald Trump dhe tërhiqen tarifat e vendosura. Vendimi erdhi pas trazirave të mëdha në tregjet e aksioneve dhe financiare në mbarë botën. Presidenti i SHBA tani do t’i japë shumë vendeve një pauzë 90-ditore nga tarifat doganore. Ashpërsim ka vetëm me Kinën. Trump rriti tarifat për mallrat nga Kina ndërkohë tani në 125 për qind.

Tregjet e aksioneve reaguan me entuziazëm ndaj heqjes së kufizimeve të doganave, bursat u rritën masivisht pas një spirale të fortë rënieje. Madje u përfol, se investitorët mund të shisnin bono të qeverisë amerikane – një zhvillim shqetësues për të ardhmen e financave publike amerikane. Vëzhguesit e tregut spekulojnë se kjo mund të ketë sjellë vendimin për pezullimin e tarifave.

Tarifa 10% në fuqi

Megjithatë, për shumicën e vendeve do të vazhdojë të ekzistojë një tarifë e përgjithshme e importit prej dhjetë për qind. Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen e quajti ndryshimin e kursit të Trump si hap të rëndësishëm drejt stabilizimit të ekonomisë. “Kushtet e qarta dhe të parashikueshme janë thelbësore për thelbësore për funksionimin e zinxhirëve të tregtisë dhe furnizimit.” Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për negociata konstruktive me SHBA-në, me synimin për të siguruar një tregti pa probleme dhe reciprokisht të dobishme. Por politika doganore e presidentit të SHBA, Donald Trump, nga këndvështrimi i Francës, dëmton besimin tek dollari. Drejtuesi i Bankës Qendrore Franceze, Francois Villeroy de Galhau u shpreh se “ajo që ka ndodhur në ditët e fundit dhe javët kanë një ndikim negativ në besimin tek dollari amerikan”. Proteksionizmi dhe paparashikueshmëria janë gjithashtu faktorët negativë për ekonominë amerikane, tha Villeroy.

U vendos Trump nën presion?

Vetë presidenti e shpjegoi kthesën e papritur duke thënë se “njerëzit” ishin shqetësuar dhe ishin “pak të frikësuar”. Megjithatë, nervozizmi i vetë Trump mund të ketë luajtur gjithashtu një rol pasi qeveria amerikane kishte theksuar për ditë të tëra se tarifat nuk ishin diçka që mund të anulohej ose negociohej brenda ditëve ose javëve. Ekspertja amerikane e tregtisë, Laura von Daniels e Institutit Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë thotë se Trump duket se është vendosur nën presion të madh nga tregjet financiare, por edhe nga sipërmarrës individualë. Çmimet e aksioneve janë diçka që republikani e ndjek veçanërisht nga afër dhe që e prek.

Lexo edhe :  Bill Gates:Ky është i vetmi profesion që Inteligjenca Artificiale nuk mund ta zëvendësojë

Tregjet e aksioneve reaguan me një rritje të ndjeshme pas tërheqjes së tarifave doganore. Tregu i aksioneve, i matur nga indeksi i aksioneve S&P 500, ku përfshihen aksionet e 500 kompanive kryesore amerikane të tregtuara publikisht, rifitoi rreth katër trilion dollarë, ose 70 për qind të vlerës që kishte humbur në katër ditët e mëparshme të tregtimit. Komenti i Trump për këtë ishte, se “thonë se ishte dita më e madhe në historinë e financave”.

Kritika për kursin e paqëndrueshmë të Donald Trump

Por ka edhe kritika për ndryshimin e kursit të Trump – dhe akuza për tregti me informacione të brendshme. Pak para se Trump ta bënte publik ndryshimin e tij, ai ofroi një këshillë financiare në mediat sociale: “Kjo është një kohë e shkëlqyer për të blerë!!! DJT,” shkroi ai në platformën e tij Truth Social të mërkurën në mëngjes (me orën lokale). Më pak se katër orë më vonë, Trump tërhoqi disa nga tarifat që kishte vendosur më parë. DJT – inicialet e Trump – janë edhe simboli i aksioneve të Trump Media and Technology Group, kompania mëmë e platformës së mediave sociale Truth Social. Kompania u mbyll me një rritje prej 22.67 për qind pas njoftimit. 53 për qind e aksioneve të Trump në kompani, tani të mbajtura nga një “trust” i kontrolluar nga djali i tij i madh, Donald Trump Jr., u rritën me 415 milionë dollarë atë ditë.

“Kush në qeveri dinte paraprakisht për ndryshimin e fundit të Trump të kursit të politikës mbi tarifat? A ka blerë apo shitur dikush aksione dhe ka përfituar në kurriz të publikut?” Edhe demokratë të tjerë kërkuan sqarime. “Atij i pëlqen shumë, të ketë kontroll mbi tregjet, por më mirë të jetë i kujdesshëm”, tha kritiku i Trump dhe ish-avokati i etikës në Shtëpinë e Bardhë, Richard Painter, duke theksuar se ligji i letrave me vlerë ndalon tregtimin me informacione të brendshme./ DW

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV