Butaforia politike e Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Prej 2 javësh, kryetari PD-së Sali Berisha, po “shpjegon në detaje programin e asaj force politike”. Kur flet për pagat dhe pensionet, mbledh ca ekonomistë që askush nuk u ka thënë “puna e mbarë”. Kur flet për bujqësinë, fton ish-agronomë parcelash që askush nuk i njeh. Kur flet për rendin, burgjet  dhe qetësinë, mbledh ish-policët e 2005-2013, ata që i nxorri në pension reforma, me të cilët Berisha thuajse e shkatërroi strukturën ligjore të uniformave blu. Por më “çudibërëse”, mbetet kur Berisha flet për politikën e jashtme, dhe fton ca ish-diplomatë dhe ish-ambasadorë, që dikur kanë blerë dëftesa dhe diploma fallco me shumicë tek universitetet kioska.

Pra, Berisha nuk priti të niste mire fushata, por u “lëshua” mbi premtimet dhe angazhimet e tij “bombastike”, duke mos kursyer asgjë, madje edhe imagjinatën e shfrenuar për ti joshur shqiptarët për ca vota më shumë. Një tjetër gjë, që Berisha nuk po harron këtë fushatë, mbetet urdhëri i tij suprem për mediat që sponsorizon. Ato media, duhet patjetër të ftojnë çdo natë, “analistë”, që “zbërthejnë fije-fije programin e PD-së, dhe bëjnë copash atë të PS”. Dhe me këto forma dhe metoda të vjetëruara allaberishiste, kryetari PD-së, mendon se mund të vijë në pushtet me votat e shqiptarëve. Fushata sot është prezantim , dinjitet, seriozitet, duhet të ketë objektivitet dhe jo mashtrime, pasi është koha e zhvillimit të lartë të elektronikës.

Nga shtëpia e tyre, shqiptarët sot të bëjnë “radiografinë dixhitale” të asaj që flet, premton dhe  thua mbi vehten dhe kundërshtarin. Ka ikur koha e fjalimeve pa sens, e frazave tonike dhe premtimeve bombastike. Bëhu vetvetja, dhe ke fituar “davanë”. Kjo ngjet vetëm me kreun e Partisë Socialiste Edi Rama. Nga 2013 deri sot, ç’ka ka thënë, e ka bërë, ç’ka ka premtuar e ka realizuar. Atëhere pse të mos besojnë sërish Ramën shqiptarët, por duhet të joshen nga butaforia politike e Berishës ? Natyrisht, Edi Rama i përket një tjetër brezi dhe rrace tjetër politikanësh, dhe as krahasohet me Sali Berishën. Por ajo që konstatoj, është mënyra  dhe vendosmëria absolute e Berishës, për të mos ndryshuar kurrë, dhe asgjë nga rrugëtimi i tij politik.

Lexo edhe :  Pse letrat e programeve të partive përdoren si kaush për fara kungulli?

Kështu ka mbajtur dhe vazhdon ta mbajë ai edhe partinë, edhe “vegjëlinë” e saj, me dokrra dhe premtime boshe. Ai mbetet i vendosur deri në fund, për të mos u larguar nga posti i kryetarit të PD, aq sa mbetet stoik, edhe për bunkerizimin e saj pa limite kohore. Ajo parti pas 11 Majit, do të mbetet e braktisur, e rrënuar, e kyçur nga degët deri në selinë qëndrore. Dhe pse ?  Sepse mbahet me pahir larg ndikimeve moderuese, që do ta rinovonin atë ashtu siç ndodh me çdo parti demokratike në Europë.

Berisha e ka “armë të fuqishme” butaforinë e tij politike, në fushata dhe jashtë tyre, edhe pse e di mirë që ajo nuk jep rezultate  pozitive në kohë të tilla , aq më tepër kur përballë ke një kundërshtar si Edi Rama./    S,M

Të fundit

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

“Ajo është spektakolare”, Ben Affleck komplimenton publikisht J Lo pas ndarjes

Ben Affleck lavdëroi së fundmi ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Lopez . Ndërsa fliste në tapetin e kuq në premierën e filmit të tij të ri...

BE identifikon 7 vende të sigurta për azilkërkuesit, përfshihen shtetet kandidate

Bashkimi Evropian ka identifikuar 7 vende që i konsideron vende të sigurta origjine, në kuadër të propozimeve për përshpejtimin e shqyrtimit të kërkesave për...

Lajme të tjera

Web TV