Kur ngatërrojmë Europën me BE dhe samitet me reformat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Por atëherë përse gjithë kjo histeri? Sepse jemi në fushatë. 

Në një akt solemn, qeveria ka shpallur 15 dhe 16 majin ditë pushimi, jo sepse kemi festë kombëtare, as ndonjë vizitë papnore, por sepse në Tiranë do të mblidhet Komuniteti Politik Evropian (KPE). Titull pompoz tash tre vjet, si një pemë që nuk lidh kokrra!

Qeveria, me dashurinë e zjarrtë për gjeste teatrale,  vendosi të mbyllë zyrat shtetërore në Tiranë, Kamëz, Vorë e Krujë. Përjashtohen nga pushimi forcat e rendit, mjekët dhe zjarrfikësit, si me qenë  gjendje lufte. Në luftë nuk jemi, por dikush duhet të shpjegojë në çdo cep të qytetit se çfarë është ky Komunitet Politik Evropian (KPE) që po na bllokon rrugët, ekranet e televizioneve dhe… mendjen. Duket njëlloj si Plani Balladur i Stabilitetit 30 vjet me parë, që u venit pa lënë gjurmë.

KPE?

Ka europianë që e bëjnë këtë pyetje, shumica as që ka dëgjuar për të, ndërsa më të informuarit thonë se është një mekanizëm për të përfshirë vendet e Ballkanit, por pa i futur në BE. Një bebe franceze, një mençuri marramendëse, por në vetvete, bosh! Krejt bosh!

Për ata që thonë “Bravo” pa hapur gojën lideri,  kjo “Europa” që vjen në Tiranë nuk është as Bashkimi Evropian, as NATO, e as ndonjë aleancë që sjell fonde, as, as, as… Komuniteti Politik Europian është… një lloj “Eurovizioni pa këngë”, ku liderët bëjnë selfie, flasin për “vlera dhe sfida të përbashkëta” dhe…mirupafshim në samitin e radhës.

Por atëherë përse gjithë kjo histeri?

Sepse jemi në fushatë. Ja, erdhi Europa këtu. Ndërkohë që fjala “samit” përmendet 35 herë në ditë, harrojmë që kemi 34 kapituj për të mbyllur.

Lexo edhe :  Askush nuk e kopjon dot Trumpin

A po vjen vërtet Europa këtu?

Samiti i mëparshëm i KPE-së u mbajt në Moldavi! Atje nuk pati ditë pushimi, nuk u bë Chișinău si “Tirana e blinduar”, dhe askush nuk ndërpreu orët e punës për të parë Ursula von der Leyen duke bërë shëtitje me Maia Sandun. Uau, çfarë fati i lumtur për ne shqiptarët!

KPE nuk jep fonde, nuk hap negociata, nuk vendos standarde. Është një klub që i thotë vetes “politik”, por ka aq efekt praktik sa mund të ketë një postim në Facebook.

Me pak fjalë: Tirana po bën teatër me Evropën! Po gënjejmë veten. Për këtë, nuk na e merr njeri. Publikun evropian, aq më pak zyrtarët, nuk i mashtrojmë dot lehtë. Sepse Evropa, ajo e vërteta, ku mund të na çojë vetëm PS-ja, nuk impresionohet me samite që paralizojnë qytete, por me vende që bëjnë reforma, jo “show”.

Dhe, në këtë klimë globale të paqartësive, fakti që askush nuk e di saktësisht çfarë është Komuniteti Politik Evropian… kjo është gjëja më evropiane që mund të ndodhë./   S.M

Të fundit

Kush është i dërguari special i Trump që do takohet në Moskë me Putinin

Presidenti rus Vladimir Putin ka nisur një takim me të dërguarin e Presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, në...

56-vjeçari gjerman përplas me makinë këmbësoren në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Një aksident është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Gjirokastër-Tepelenë", në vendin e quajtur "Plepat e Kardhiqit". Një 56=vjeçar me origjinë gjermane ka përplasur...

“Industri ushtarake në Shkodër”, Rama: Deri në 2029 taksa do vijojë të jetë zero

Në takimin e mbajtur sot me bizneset e vogla në Shkodër, kreu i qeverisë tha se janë në diskutime që në këtë qytet të...

“E ardhmja e Kishës është në Azi”/ Kardinali Tagle, më afër “fronit” papnor

Pas ndarjes nga jeta të Papa Françeskut, vëmendja e botës katolike është përqendruar te pasuesi i mundshëm i tij. Një emër që përmendet gjithnjë...

“Gratë dhe vajzat do hakmerren me Ramën”, Berisha: Kam bindje në fibrën morale të nënave!

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët në selinë blu. Berisha foli edhe për takimet e Ramës për fushatë elektorale me...

Lajme të tjera

Web TV