Dukesha e Sussez, Meghan Markle ka lançuar episodin e parë të podkastit të saj të ri. Ajo ka treguar për herë të parë betejën e frikshme me shëndetin pas lindjes.
Pasi u diagnostikua me pre-eklampsi, ajo e përshkroi gjendjen në atë periudhë të frikshme, ku veç komplikacioneve të rënda shëndetësore duhet të gënjente veten se ishte mirë.
Po ashtu Meghan tha se i duhej të përballej edhe me pjesën tjetër të botës që nuk ia kishin idenë se çfarë po ndodhte me shëndetin e saj.
“Bota nuk e di se çfarë po ndodh, por këto gjëra janë frikëra të mëdha mjekësore”, tha ajo.
Por çfarë është pre-eklampsia?
Është një gjendje që prek disa gra shtatzëna, zakonisht gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë (nga java e 20-të) ose menjëherë pas lindjes së foshnjës së tyre.
Shenjat e hershme të pre-eklampsisë përfshijnë presionin e lartë të gjakut dhe proteinat në urinë – shenja që duhet të vihen re gjatë takimeve rutinë antenatale.
Mund të zhvillohen simptoma të mëtejshme, duke përfshirë: dhimbje koke të forta, probleme me shikimin, të tilla si turbullim ose ndezje, dhimbje pak poshtë brinjëve, të vjella, ënjtje e papritur e fytyrës, duarve ose këmbëve.
Megjithëse shumë raste janë të lehta, gjendja mund të çojë në komplikime serioze për nënën dhe foshnjën nëse nuk monitorohet dhe trajtohet, thotë NHS.
Sa më herët të zbulohet, aq më e mirë është perspektiva për nënën dhe foshnjën.
Megjithëse shumica e rasteve të pre-eklampsisë nuk shkaktojnë probleme dhe përmirësohen menjëherë pas lindjes së foshnjës, ekziston rreziku i komplikimeve serioze.