Prada ka konfirmuar se po blen 100% të Versace nga Capri Holdings për 1.25 miliard euro. Marrëveshja, e cila do të përfundojë me disa ndryshime, shënon një hap të rëndësishëm për Grupin Prada, i cili synon të forcojë trashëgiminë dhe estetikën e Versace.
Patrizio Bertelli, kryetari i Grupit Prada, shprehu entuziazmin për këtë marrëveshje, duke theksuar angazhimin për kreativitet dhe artizanat. Ai po ashtu theksoi se organizata është e gatshme të përballet me sfidat e reja të markës.
Donatella Versace, e cila ka udhëhequr markën për 28 vjet, u emërua ambasadore e markës, ndërsa Dario Vitale, ish-anëtar i Miu Miu, u emërua drejtori kreativ. Në vitin 2018, Donatella kishte arritur një marrëveshje për të shitur Versace te Michael Kors Holdings, që tani është Capri Holdings.
Marrëveshja e re vjen pas spekulimeve se Prada mund të paguante 1.5 miliard euro për të dy markat, Versace dhe Jimmy Choo. Burimet sugjerojnë se Prada mund të shesë Jimmy Choo te një blerës tjetër për të fokusuar vëmendjen te Versace./k.k