“Mungesë e theksuar meritokracie”, Faik Basha largohet nga Partia e Lirisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faik Basha ka dhënë dorëheqjen nga çdo post që mbante te Partia e Lirisë.

Sipas tij, ky vendim vjen pas “një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë”.

“Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike. Kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore”, shkruan Faik Basha.

Postimi i plotë i Faik Bashës:

Të dashur miq, mbështetës heroik dhe simpatizantë që me keni mbështetur pa kushte.
Pas një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë (PL), pasi u takova një e nga një me të gjithë miqte dhe mbështetësit e mi kam vendosur të dorëhiqem nga të gjitha pozitat dhe detyrat që kam mbajtur në këtë parti. Ky vendim ka ardhur pas një kontributi të madh dhe të vazhdueshëm në shërbim të interesit publik, i cili nuk ka marrë vlerësimin e merituar.
Kjo vendimmarrje nuk erdhi lehtë, por është pasojë e një reflektimi të thellë mbi vlerat dhe praktikat që më rrethojnë mua dhe të gjithë mbështetësit e mi.
Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Në të ardhmen, do të vazhdoj të angazhohem për kauzat që besoj, dhe shpresoj të shoh një zhvillim të qëndrueshëm në politikën shqiptare.

Principet themelore të një partie kurajoze dhe progresive është merita dhe përkushtimi ndaj parimeve të barazisë dhe drejtësisë. Megjithatë, gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Është e qartë se shumë vende dhe pozita janë zënë përmes favoritizmit dhe marrëdhënieve personale, duke anashkaluar individët më të aftë dhe të përkushtuar në kauzat publike.
Gjatë këtyre viteve, kam qënë i përkushtuar në mbrojtjen e interesave të uniformave, sigurisë publike dhe zhvillimit ekonomik të vendit tonë. Kam besuar tek nevoja për një Shqipëri më të sigurt. Kam punuar me pasion për të promovuar politika që mbështesin forcat e rendit dhe sigurisë, si dhe për të siguruar që të drejtat e tyre të respektohen dhe mbrohen.
Gjithashtu kam dëshmuar përpjekje dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin dhe progresin e partisë. Megjithatë, kam vërejtur se përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një ambient ku meritat individuale dhe përkushtimi për ideale të larta bien në hije para interesave personale dhe politikave klanore.
Jap dorëheqjen nga cdo funksion që kam mbajtur deri më sot:
– Anëtar i Kryesisë së Partisë së Lirisë
– Sekretar për Sigurninë Publike në Partinë e Lirisë
– Kryetar i Grupit të Këshilltarëve të PL në Bashkinë e Kamzës
– Kryetar i Partisë së Liri Kamëz
Ky vendim nuk është aspak reflektim i humbjes së besimit në principet që unë i mbaj fort, por është një hap që mendoj se është i nevojshëm për të ruajtur integritetin tim personal dhe profesionin tim.
Largimi im nga Partia e Lirisë nuk është fundi i përpjekjeve të mia për kauzat që kam mbrojtur, por një fillim i një beteje të re dhe më të suksesshme.
Largimi im është një hap i guximshëm drejt rivlerësimit të angazhimeve tona dhe zbardhjes së një rruge të re për të ardhmen e Shqipërisë. Ky është fillimi i një beteje, ku do të vazhdoj të luftoj për çdo uniforme , për çdo familje për cdo shqiptar dhe për çdo komunitet që ndien se zëri i tyre është injoruar.
Unë besoj se e ardhmja e Shqipërisë është në duar të qytetarëve të saj. Çdo përpjekje e re, çdo hap i vogël përpara, është një hap drejt një të ardhmeje më të ndritur.
Le të fillojmë këtë betejë së bashku për një Shqipëri Europiane , për të ndërtuar një Shqipëri që na bën krenarë të gjithve.
Interesat e një Shqipëria Europiane janë detyrë patriotike e çdo Shqiptari.

Të fundit

Euro ‘ngec’ përballë lekut, mësoni me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Sot, më 13 prill 2025, dollari amerikan blihet me 86.9 lekë dhe shitet me 89.3 lekë. Euro blihet me 98.8...

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta përgjatë Ultësirës Perëndimore, ndërsa me kthjellime dhe vranësira...

Horoskopi 13 Prill 2025/ Java mbyllet me ndryshime dhe emocione të forta për këto shenja

Dashi Komunikimi me të tjerët mund t’ju sjellë pikërisht aty ku duhet të jeni. Mundësia ju pret dhe ju do ta gjeni këtë mundësi kur...

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera, nëse do t'ju kërkohet të vendosni...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Lajme të tjera

Web TV