OSBE në SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, OSBE dhuroi pajisje teknologjike për SPAK-un, duke mbështetur Task-Forcën e posaçme për parandalimin dhe hetimin e shkeljeve zgjedhore. Kjo nismë synon të rrisë vigjilencën ndaj blerjes së votave, presioneve ndaj zgjedhësve dhe keqpërdorimit të burimeve shtetërore në procesin zgjedhor. Me këtë mbështetje, SPAK forcon kapacitetet për të garantuar zgjedhje më të lira dhe transparente.

 

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ishte dje në SPAK për të mbështetur institucionin në forcimin e hetimeve ndaj krimeve zgjedhore. Për këtë qëllim, OSBE i dorëzoi SPAK-ut një sërë pajisjesh teknologjike që do të ndihmojnë Task-Forcën e posaçme të ngritur për ndjekjen e shkeljeve gjatë procesit zgjedhor.  Donacioni përfshin 25 laptopë, 25 printera/skanera dhe aksesorë që do të përdoren nga grupet hetimore në të gjithë vendin. Këto grupe, të përbëra nga prokurorë të SPAK-ut, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, agjentë financiarë dhe personel mbështetës, do të jenë në terren për të monitoruar dhe hetuar çdo tentativë për manipulim të procesit zgjedhor.  Vigjilenca e SPAK-ut ndaj krimeve zgjedhore është rritur ndjeshëm, me synimin për të goditur fenomenet e blerjes së votave, presionet ndaj zgjedhësve dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore për qëllime elektorale. Strukturat e posaçme janë të angazhuara për të reaguar menjëherë ndaj çdo denoncimi dhe për të siguruar ndjekje penale për shkelësit e ligjit.  Gjatë ceremonisë së dorëzimit të pajisjeve, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, vlerësoi përpjekjet e SPAK-ut për mbrojtjen e integritetit zgjedhor dhe theksoi rëndësinë e mekanizmave të fortë për një proces të drejtë dhe të ndershëm. “Sot nuk ka të bëjë vetëm me pajisjet – ka të bëjë me fuqizimin e institucioneve që kontribuojnë në forcimin e demokracisë në Shqipëri. Dua të përgëzoj SPAK-un për nismën dhe përkushtimin për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet zgjedhore. Shpresojmë që rritja e bashkërendimit dhe veprimit nga institucionet përgjegjëse do të shkurajojnë shkelësit e mundshëm të ligjit dhe jemi të bindur se puna juaj do të kontribuojë në sigurimin e zgjedhjeve pa ndërhyrje të paligjshme”, tha Tarran. Drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë thelbësore për demokracinë, ndërsa institucionet ligjzbatuese do të jenë të palëkundura në ndjekjen e çdo shkeljeje.  “Zgjedhjet janë në themel të shtetit demokratik. Ne i shprehim mirënjohjen tonë OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme. Këto pajisje do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve të prokurorëve të posaçëm dhe hetuesve në evidentimin në kohë dhe ndjekjen efektive të krimeve zgjedhore”, tha Dumani.  Ky donacion u bë i mundur në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE-së “Mbështetje për reformën dhe proceset zgjedhore në Shqipëri”, financuar nga Suedia, Zvicra, Misioni i SHBA-së në OSBE dhe Polonia. OSBE vijon të mbështesë institucionet shqiptare në forcimin e transparencës dhe besueshmërisë së procesit zgjedhor.

Lexo edhe :  “Brenda 2028, mbyllen legalizimet”, Rama: Në Theth nuk do lejohen resorte!

Task-Forcë në 12 qarqe

Ka qenë vet Prokuroria e Posaçme që ka zbardhur planin e masave dhe strategjinë për goditjen e krimit elektoral para dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit. Detaje të planit; nga grupet hetimore që do ngrihen nga SPAK-u dhe që do veprojnë në terren në të 12 qarqet e vendit dhe 61 bashkitë, mbledhja e informacionit dhe denoncimeve, procesi i verifikimit dhe deri tek investigimi i aktivitetit financiar të personave të dyshuar apo partive politike gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. SPAK lajmëroi me anë të një njoftimi publik edhe 4 veprat penale që rrezikojnë kundravajtësit, të parashikuara në ligj.

Të fundit

Corriere Della Sera: Pesha e Shqipërisë në turizëm ka rënë, shkak rritja e çmimeve

Corriere Della Sera i ka kushtuar një artikull turizmit në Shqipëri, ku sipas të përditshmes italiane, rritja e çmimeve...

19 korrik 1943 – Romë në flakë, 500 avionë Aleatë hedhin mijëra ton bomba

Ishte 19 korriku i vitit 1943, një ditë e nxehtë vere në Romën e Luftës së Dytë Botërore. Qyteti, me tempujt e tij të...

Si po e rrit turizmi varësinë nga importet, 1.5 miliardë euro në vit dalin jashtë

Gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2025, importet e produkteve ushqimore kanë shënuar rritje në sasi dhe vlerë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti...

Kosovë/ Kuvendi sot mblidhet në seancën e 49 të konstituimit

Kuvendi i Kosovës për të 49-ën herë sot nga ora 11:00 do të mblidhet për të provuar që të konstituohet pas bllokadës në të...

Vjen sërish i nxehti afrikan, temperaturat deri në 40 gradë. Parashikimi i motit për sot

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat...

Lajme të tjera

Web TV