Revolucion në industrinë e modës, Prada blen Versace-n për 1,375 miliardë dollarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania italiane e modës Prada ka njoftuar blerjen e markës së njohur Versace nga Capri Holdings për 1,375 miliardë dollarë, një marrëveshje që përfshin edhe borxhet e Versace, raporton Reuters. Ky është një hap i madh për të bashkuar dy nga emrat më të njohur të modës italiane, në një industri ku dominimi kryesor i përket konglomerateve franceze.

Ndërsa Prada ka arritur të mbajë një pozicion të qëndrueshëm në treg pavarësisht rënies së kërkesës globale për mallrat e luksit, Versace ka operuar me humbje vitet e fundit. Megjithatë, me këtë blerje, Prada synon të rigjallërojë.

Marrëveshja vjen pak pas njoftimit të largimit të Donatella Versace-s nga posti i drejtueses krijuese, duke shënuar një fund epoke për markën që u themelua nga Gianni Versace. Patrizio Bertelli, kryetar i bordit të Prada-s dhe bashkëshort i dizajneres Miuccia Prada, theksoi se do të ruajnë dhe zhvillojnë trashëgiminë estetike të Versace-s duke i ofrouar mbështetje të fortë falë përvojës dhe investimeve të vazhdueshme.

Çmimi i paguar nga Prada është dukshëm më i ulët se shuma që Capri Holdings shpenzoi për të blerë Versace-n në vitin 2018, rreth 2,15 miliardë dollarë me gjithë borxhin.

Andrea Guerra, CEO i Prada-s, deklaroi se Versace ka potencial të madh, por kërkon një qasje të kujdesshme dhe kohë për t’u zhvilluar. /e.t

Të fundit

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Lajme të tjera

Web TV