Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit në adresë të prindërve të ndjerë.

Kështu u shpreh sot analisti Ilir Demaliaj në ‘Studio Live’, ku dha një reagim në Report Tv për ngjarjen e ndodhur dhe që u publikua edhe me pamje në media.

Demaliaj shprehu keqardhjen e tij për atë reagim ku doli jashtë vetes për shkak të rrethanave, por shpjegoi se kontrollin e humbi vetëm për shkak se Gjuzi kishte fyer familjarët e tij që nuk jetojnë më.

“Ishte diçka banale, që nuk duhet të kishte ndodhur, por ndodhi. Ka njeriu situata ku del edhe nga vetja, nuk ndihem mirë për atë veprim. Por ka disa shpifje që nuk durohen dot, mua prindërit më kanë vdekur, me mua mund të merret sa të dojë, le të më shajnë, por me familjarët e vdekur ishte shumë. Bëra shumë gabim, por ka fyerje dhe sharje që nuk durohen. Nuk duhet të ndodhte, por iku ajo tani. Edhe Kujtimit i them të mos merret me fyerje dhe shpifje, mos të bjerë pre e tyre. Por kur sheh parlamentin sot, ku ka fyerje e sharje atje, deri edhe nga motra. Por tjetri të vret për to”, thotë ai mes të tjerash.

Dhe më tej shpjegon se vazhdimisht ka marrë fyerje dhe akuza, duke i përmendur edhe babanë si vrasës, pa pasur asnjë provë.

“Po ç’punë kanë prindërit e mi me këto gjëra, që nuk  jetojnë më, me shpifje dhe fyerje, madje babanë tim e kanë akuzuar edhe si vrasës, por ka shpifje sa të duash dhe banalitete, pa prova dhe vetëm me “eshtrat e qenit të ngordhur” Nuk duhet të kishte ndodhur, por ndodhi, ishte diçka banale”, përfundon Demaliaj./e.t

Të fundit

A janë fjalëkryqet, stërvitje për trurin?

Pyetni pothuajse këdo se si të qëndroni të mprehtë mendërisht në pleqëri; shanset janë që dikush të sjellë fjalëkryqe....

“ÇMENDET” EKONOMIA SHQIPTARE/ Çmime më të larta ushqimesh, gërryerje e fuqisë blerëse

Paga mesatare në vend është rritur me ritme te shpejta dy vitet e fundit, teksa masa e pensionit mesatar ka ecur me ngadalë. Në vitin...

Shqipëria po përgjysmohet, ndryshime drastike në rang global

Përgjatë dekadës së fundit Shqipëria klasifikohet ndër vendet me zhvillime drastike demografike në rang global, duke kryesuar me normat e larta të emigrimit, rënie...

Rama: Hapim një tjetër grupkapitujsh të negociatave të anëtarësimit me BE-në

Këtë të hënë më 14 prill do të hapet një tjetër grup kapitujsh të negociatave me BE. Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në Facebook,...

Trump paralajmëron tarifa të reja?

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se "askush nuk po largohet nga grepi për bilancet e padrejta tregtare", duke sugjeruar se mund të...

Lajme të tjera

Web TV