Video virale ku fliste për dashurinë / Gjylameti: Burrin e kisha shok klase…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, komentoi në “Top Story” spotin e saj për fushatës, ku prezanton prindërit, vëllezërit dhe dashurinë e jetës, një video që u bë virale në rrjet.

Teksa rishikoi videon nga studio e “Top Story”, Gjylameti u shpreh e kënaqur me realizimin e spotit, ndërsa tha se ka prezantuar veten siç është. Ai foli edhe për komentet dhe paragjykimet që ka marrë.

“Ne kur na shohin në skenën e madhe të politikës, na shohin si njerëz ndryshe. Dhe ne kemi sfidën e madhe: a duhet të flasim për veten? A duhet të na njohin nga pjesa personale? Para se ne të jemi politikanë, jemi njerëz si të gjithë ata. E dija se çfarë do të thuhej. Por, nuk kam hequr komentet negative. Kur më pyesin a je e dashuruar, u them po, me po të njëjtin burrë që jam sot, e kam pasur shok klase.

Njeriu kur dashurohet 17 vjeç, nuk e mendon që do mbyllë jetën, por kur gjen shokun e jetës, nuk ndryshon. Në këtë jetë, për mua nuk ndryshon. Spotin e bëra vetë. Ne gjithmonë gjykohemi, si vishemi, si kemi bërë grimin, tërë kohës na gjykojnë”./    S,M

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV