“12 yjet e flamurit të BE për 12 qarqet”, zbulohen detaje nga hapja e fushatës së PS-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

12 yjet e flamurit të BE-së do të jetë simbolika që do të shënjojë edhe skenografinë e PS për hapjen e fushatës në Sheshin Skënderbej në Tiranë më 12 prill në orën 12:00.

A2CNN ka mësuar detaje për organizimin e ditës së shtunë, ku çdo yll do të përfaqësohet nga ekipi i çdo qarku, së bashku me mbështetësit politikë të zonës së tyre. Përveçse ekspozimit të shkurtër nga drejtuesi politik për të thirrur emrat e ekipit, çdo qark do të prezantojë veten edhe në mënyrë artistike, me këngë dhe valle shqiptare.

Në mes të 12 yjeve, të cilët do të vendosen në mënyrë rrethore do të mbajë fjalën kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Në shesh nesër do të jenë mbi 20 mijë veta.

Kryeministri do të respektojë edhe të premten, ku sipas kodit hyjmë zyrtarisht në fushatë elektorale.

Pasditen e sotme rreth orës 17:00 do të ketë takim virtual me gratë dhe vajzat socialiste në 12 qarqe. Vetë kryesocialisti me gratë e Tiranës do të mblidhet tek Teatri i Operas dhe Baletit.

Qëllimi i kësaj mbledhjeje lidhet me rëndësinë që kanë gratë në mbështetje të selisë rozë për rezultatin e 11 majit. Të majtët kanë zgjedhur që ekspozojmë kandidatet gra, të cilat janë në lista, si dhe një ekspoze të rolit të kësaj gjinie në numrat për mandatin e katërt të PS./   S,M

Të fundit

Rikthehet tarifa për turistët në Venecia! Kush rezervon në minutën e fundit…

Tarifa e hyrjes në Venecia do të rifillojë nga e premtja, me risinë kryesore këtë vit që turistët e...

Rama për kryebashkiaken e Bulqizës: Thanë është e divorcuar por arriti të fitonte…

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në një takim me gratë dhe vajzat e Dibrës. Ai u shpreh se në Dibër do tentojë katër mandate dhe...

Çfarë këshille i dhanë prindërit pas daljes nga BBV?! Loredana Brati zbulon gjithçka

E ftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë Loredana Brati. Ish-banorja përfundoi rrugëtimin e saj në gjysmëfinalen e edicionit të katërt, në...

Rama flet në Dibër për kreun e SPAK: Po si u bë kaq i fortë Altin Dumani?

Në takimin e tij me gra e vajza në Peshkopi, kryeministri Edi Rama nuk la pa përmendur kreun e SPAK Altin Dumani. Rreshtoi një...

Aksident tragjik te Shkalla e Tujanit, humb jetën shoferi 29 vjeçar

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme te Shkalla e Tujanit. Sipas policisë, janë përplasur dy makina e për pasojë ka ndërruar jetë...

Lajme të tjera

Web TV