Anti-europianizmi absurd i “këshilltarëve mizerabël”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Ylli Pata

Edi Rama, me moton e fortë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, nuk ka futur në kurth kundërshtarët e tij, siç edhe komentohet. Keq, mirë, Rama po luan një kartë të fortë politike, madje më të fortën që është luajtur deri tani si kartë elektorale nga një vend kandidat.

Anëtarësimi në BE, sot nuk është një utopi, pasi Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim. I gjithë debati këtu është koha se kur do të arrijë të mbyllen negociatat e kur do të mbërrijë vendimi politik për të anëtarësuar Shqipërinë.

Pra në thelb, nuk kemi të bëjmë me një objektiv utopik, kemi të bëjmë me një gur kilometrik që në fund të fundit është i arritshëm.

Në një vend normal, ç’ka e kanë pasur edhe shtetet e tjera si Shqipëria kur e kanë hapur derën e parë, objektivi duhet të ishte i përbashkët. E në këtë rast, partitë politike do ta kishin bërë normalisht fushatën në atë që sa programi tyre do të na çonte sa më shpejt në anëtarësim. Që ka ndodhur në thuajse të gjitha venet e reja që u anëtarësuan si kroacia, Bullgaria, Rumania etj.

Por te ne po shikojmë një fushatë kundër, ose me inat që edhe sikur të dojë Edi Rama nuk e anëtarëson Shqipërinë. Kështu u tha mbrëmë në Opinion nga këshilltarë të njohur strategjitë të PD-së.

Po ja sikur Edi Rama nuk e anëtarëson, po pse këshilltarët nuk hartuan një strategji që të bëjnë ato hapa të cilat Edi Rama nuk i arrin dot.

Po të bënin një fushatë sikur të garantonin një objektiv më të sigurtë për antarësim.

Lexo edhe :  U shurdhuam nga zhurma digjitale. Ndaleni e do dëgjoni zërin e një demokracie në krizë

Por kanë dalë me një logjikë se edhe sikur do të dojë Edi Rama, BE nuk do ta anëtarësojë Shqipërinë. Shumë mirë, ky është një koncept i tyre, po a kanë në strategji alternative për të arritur më përpara, ose edhe më të sigurtë se Edi Rama në finishin që ai pret, pra në anëtarësimin në BE?

Natyrisht që nuk e kanë. Sepse në radhë të parë, as e kanë menduar, ndaj janë gjetur në befasi me strategjinë e Ramës.

Pasi edhe pse kanë paguar qimet e kokës për sherifin, ai që ka një binjak kandidat për deputet në lumin e Vlorës për PS-në, as e çan kokën për Bashkimin Europian.

Nga ana tjeter, janë aq naivë, sa ngaqë nuk e kanë strategjinë, kanë zgjedhur logjikën dembele që të nxjerrin një kauzë kundër vetëm për t’ja rrëzuar kundërshtarit. E kështu, kanë dalë si opozita ballkanike më eurospektike e 6 vendeve kandidate.

Natyrisht nuk janë realisht eurspektikë, e bëjnë thjesht për t’i djegur letrat “të gjatit”. Siç ndodhi në emisionin e Fevziut mbrëmë. Domethënë ne mund të hyjmë në BE, madje edhe mund të mbyllim negociatat por e Edi Ramën nuk quhet./k.k

Të fundit

10 vatra zjarri në dy ditë në Tiranë, procedohen dy persona për zjarrvënie

Që prej të hënës Tirana ka pasur 10 vatra zjarri, por me problematike kanë qenë 4 vatra. Mes tyre...

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura u krijua për çështje shumë...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Lajme të tjera

Web TV