Arrihet marrëveshja e emigracionit në Gjermani, zgjerohet lista e vendeve të sigurta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emigracioni ishte tema dominuese gjatë fushatës elektorale në Gjermani, e ajo u reflektua fort edhe në marrëveshjen e koalicionit që pritet të drejtojë tani vendin.

Në ujdi janë integruar formulime të rëndësishme si ai i të drejtës bazë për azilin, e cila mbetet e pacenuar.

“Ne do ta rregullojmë e emigracionin duke e drejtuar në mënyrë të tillë që të kufizojmë emigracionin e paligjshëm”. thanë  konservatorët  duke  kanë vendosur formulimet e tyre

Konkretisht koalicioni i ardhshëm do të vazhdojë kontrollet në të gjithë kufijtë e Gjermanisë, derisa të ketë një mbrojtje funksionuese të kufijve të jashtëm të BE-së në nivelin e BE-së.

Ndërkohë, një tjetër pikë në marrëveshjen e koalicionit është zgjerimi i listës së vende të sigurta të origjinës. Për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta do të ketë një proces të shkurtuar për azilin.

Në vendet e sigurta nuk ka rrezik për përndjekje pra nuk ka arsye për të aplikuar për azil. Azilkërkuesit që vijnë nga të tilla vende, duhet të vërtetojnë se nuk është kështu.

Kjo ua lehtëson punën autoriteteve për t’i shqyrtuar dhe refuzuar shpejt aplikimet për azil. Deri tani në listën e vendeve të sigurta përfshihen të gjitha vendet e BE-së si dhe dhjetë vende të tjera ndër to Gjeorgjia, Gana dhe Kosova.

Koalicioni do tani të shtojë edhe vende të tjera në këtë listë, si  Algjeria, India, Maroku dhe Tunizia./k.k

Të fundit

Banorët e Njësisë 10 dhe Vora votojnë në mënyrë elektronike, KQZ teston sot pajisjet

Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 majit, banorët e njësisë 10 në Tiranë dhe të bashkisë Vorë, do...

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe. Tashmë,...

Lobimi i PD në SHBA/ Kokalari: Pas SPAK, mund të nisë hetim edhe nga FBI

Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar pas publikimit të kontratës 6 milionë dollarëshe për lobimin e PD në SHBA. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...

Rritje e paprecedent e shpenzimeve ushtarake në botë! Ja 5 shtete që harxhuan më shumë

Shpenzimet botërore ushtarake arritën në 2718 miliardë dollarë në vitin 2024, që paraqet një rritje prej 9.4 për qind në terma realë krahasuar me...

Sot, Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Dita Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë mbahet çdo vit më 28 prill. Kjo ditë u iniciua për të promovuar dhe diskutuar rëndësinë e...

Lajme të tjera

Web TV