Berisha hap fushatën me këshilluesin e Trampit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni “Shqipëria Madhështore” e drejtuar nga Sali Berisha do të hapë fushatën sot në shëshin “Nënë Tereza”. Skenografia pritet të jetë thuajse e ngjashme me atë që përdori Donald Trump përgjatë fushatës në SHBA. Por priten befasi në ligjërimin politik të Berishës, por edhe ndonjë mesazh të fortë politik që do të lexohet nga Chris LaCivita, ish-drejtues i fushatës së presidentit amerikan.

 

Fushata elektorale nis zyrtarisht sot dhe i pari që do të dalë në shesh për të mbledhur demokratët dhe votuesit gri është Sali Berisha. Hapja e fushatës do të zhvillohet në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 18:00 ku organizatorët po përgatitin një skenografi të veçantë dhe surpriza për pjesëmarrësit. Një nga elementët më kryesorë të këtij eventi do të jetë prania e Chris LaCivita, këshilluesit të Donald Trumpit dhe një prej strategëve më të njohur të Partisë Republikane në SHBA.

Megjithatë Berisha ka njoftuar një fushatë suprizë. “Fushata surprizë, por nëqoftëse thuhen surprizat sot, atëherë, ato janë jo. Problemi është se, çifti dashurohet muaj apo vite, por e ka një ditë që ndryshon dhe paraqitet krejt tjetër dhe të gjithë pavarësisht se i kanë parë qindra e mijëra herë, vrapojnë t’i shohin atë ditë si çift, me kostumin e nusërisë. Ndaj dhe të gjitha surprizat janë nesër”, tha Berisha.

Në prag të hapjes zyrtare të fushatës, kreu i opozitës Sali Berisha ka shmangur deklaratat për shifra konkrete mbi rezultatin që pret më 11 maj. “Unë nuk jap kurrë për qindje dhe numra sepse nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit,” u shpreh ai. Kjo është një qasje e ndryshme nga ajo e kryeministrit Rama, i cili pretendon më shumë me 77 mandate. “Do të fitosh 77 deputetë? Mund të jenë edhe më shumë.

Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin.”, tha Rama, duke kujtuar lokalin në Kuç të Vlorës. Sipas tij, tek i njëjti lokal ku “deklaroi me shkrim” në një cupë letre tavoline njëpërdorimshme shifren se do të merrnin minimalisht 74 mandate dhe në fat ashtu ndodhi. Po a do të dalë edhe në këto zgjedhje kjo “profeci”?

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Rama: Elisa është frymë, ku shkon ajo shkon fitorja

Këtë do e tregojë kutia e votimit. Një tjetër element i rëndësishëm i diskursit të Berishës ka qenë mbështetja ndërkombëtare dhe qëndrimi i faktorit europian ndaj qeverisë aktuale. Ai i referohet diskutimeve të zhvilluara në Strasburg mbi procesin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas tij, në këtë takim Brukseli i dha një mesazh të qartë kryeministrit Edi Rama. “Dje ata kanë marrë paralajmërimin më të fuqishëm ndonjëherë. Ata po vëzhgohen dhe do të ndëshkohen. Dje pasaporta europiane e Edi Ramës u gris. Maskat ranë,” tha Berisha. Me këtë deklaratë, ai synon të theksojë se procesi zgjedhor do të jetë nën monitorimin e rreptë të institucioneve europiane dhe se çdo përpjekje për manipulim do të ketë pasoja.

Hapja e fushatës së opozitës pritet të shënojë fillimin e një beteje elektorale të ashpër, ku Berisha dhe aleatët e tij synojnë të mobilizojnë mbështetësit për të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e 11 majit. Ai ka vënë theksin te mbështetja ndërkombëtare dhe te denoncimi i asaj që e cilëson si kapje të shtetit nga mazhoranca aktuale.

Organizimi

Burime pranë gazetës “Fjala” thonë se Berisha do të luaj me numrin 11, ndërsa Rama e ka me numrin 12. Në hyrje të bulevardit që të çon në sheshin “Nënë Tereza” do jenë të vendosur 11-të njësha që simbolizojnë edhe numrin e koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në fletën e votimit. Tre ekranë LED, njëri në krah të Pallatit të Kongreseve, në kryqëzimin e Presidencës dhe në hyrje të sheshit do të shfaqin historikun e Partisë Demokratike.

Nga ana e organizatorëve është propozuar që të jetë i njëjti imazh i hapjes së fushatës me atë të Presidentit amerikan Donald Trump, në qendër të të cilit do të jenë të rinjtë. Të gjithë kandidatët do të qëndrojnë të ulur në karrige dhe krahas Sali Berishës një fjalë do të ketë edhe drejtuesi i fushatës së tij Chris LaCivita.

Me një organizim të kujdesshëm, praninë e një strategu të njohur nga SHBA dhe një mesazh të fortë politik, Berisha synon të rikthejë entuziazmin në radhët e opozitës dhe të bindë votuesit e pavendosur se është alternativa e duhur për drejtimin e vendit pas 12 vitesh në opozitë.

Të fundit

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi, kërkon vazhdim të dialogut

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm. Pas...

PD ngre shqetësime për dokumentacionin e diasporës, tërhiqet pas sqarimit të KSHZ

Ndërsa fletët e para të votimit për zgjedhësit në diasporë janë nisur sot drejt tyre, Partia Demokratike është ankuar te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në...

Blerja e votave në Fier/ Reagon PS: Fushata nuk është arenë shpikjesh e intrigash

Ministrja Balluku, në një reagim në rrjetin social, komentoi zhvillimin e fundit në Fier  lidhur me arrestimin e një personi që kërkonte të blinte...

Lajme të tjera

Web TV