Berisha mbyll tubimin dhe paralajmëron Ramën/ Po preke votën, s’do kesh më vend mbi tokë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha ka mbyllur fjalën e tij në mitingun e hapjes së fushatës të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, duke mbyllur rrjedhimisht edhe tubimin.

Gjatë fjalës së tij, Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se nëse prek votat e shqiptarëve, nuk do të ketë vend mbi tokë për të jetuar.

Ai gjithashtu i kërkoi kryeministrit që në 11 maj të largohet me votë, pasi sipas Berishës, ai i ka sjellë dëmet më të mëdha Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Një javë në mbarë Europën u gozhdua Edi Rama, u gozhdua Narkoshteti. Premtimi solemn se shqiptarët do të votojnë të lirë. Dhe unë i them Edi Ramës ‘mos prek votën, se në mënyrë absolute vend mbi tokë nuk do kesh. Largohu me votë se i ke bërë të këqija shumë të mëdha këtij vendi.

Po ikën me turp si e keqja më e madhe pas Enver Hoxhës në historinë e shqiptarëve. I përshëndes të gjithë socialistët që kanë vendosur të bashkohen me ne. Përshëndes të gjithë shqiptarët që Shqipërinë e dhimbjes ta kthejmë në Shqipërinë e qetë, Shqipërinë e zhgënjimit në Shqipërinë e besimit”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Fruti antioksidues i verës që i bën mirë zemrës dhe përmirëson gjumin

Një nga frutat më të shijshme të verës, qershitë  kanë veti që i bëjnë ato thelbësore në dietën tonë. Ato...

Emma Tucker, kryeredaktorja e Wall Street Journal që e bëri Trumpin të dridhej?

Nga Monica Ricci Sargentini, Corriere della Sera Në krye të gazetës që nga viti 2022, ajo imponoi një modernizim që shkaktoi një revoltë midis gazetarëve....

Paradoksi i reagimit opozitar kundër projekt Kodit të ri Penal

Nga Mero Baze Vitin e kaluar, kur shumica në pushtet propozoi ngritjen e Komisionit të posaçëm “anti-korrupsion”, i njohur si “Komisioni Xhafa”, gjithë kritikat e...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

3 gusht 1778 – Hapet Teatro alla Scala në Milano

Më 3 gusht 1778, në Milano, u hap për herë të parë Teatro alla Scala – i njohur shkurtimisht si La Scala – një...

Lajme të tjera

Web TV