Mes brohorimave të mijëra të pranishmëve, Sali Berisha u ngjit në podiumin e vendosur për hapjen e fushatës së koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore me lot në sy.
Teksa falënderoi qytetarët që e kanë mbështetur, kandidatët për deputet, por edhe drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, Chris LaCivita, Berisha u shfaq me lot në sy.
“Mirëmbrëma, ju njerëz të mrekullueshëm që e kane bërë këtë shesh më të bukurin në Europë. Në jetën time kam mbajtur shumë fjalime, por sot jam më i emocionuar se kurrë”, tha Berisha. /e.t