Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për miliarda përdorues. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025, deri më tani, është “YouTube”, me një mesatare mbresëlënëse prej mbi 510 milionë kërkimesh mujore në mbarë botën.

Ky rezultat nuk përbën surprizë, duke marrë parasysh dominimin e YouTube në jetën digjitale të përditshme.

Nga përmbajtja edukative dhe argëtuese, tek lajmet dhe vlog-et personale, platforma është shndërruar në një mjet universal për të mësuar, zbavitur dhe informuar. Gjithashtu, shumë përdorues – veçanërisht të rinjtë – e shohin YouTube-in si një motor kërkimi më vete.

Pas YouTube, në listën e fjalëve më të kërkuara renditet “Facebook”, me rreth 325 milionë kërkime mujore, ndërsa “Amazon” mban vendin e tretë me mbi 237 milionë kërkime./   S,M

Të fundit

“Mamaja i mori të gjitha”/ Dhëndri zhduket bashkë me vjehrrën dhe paratë e familjes!

Rahul dhe Shivani, një çift i ri nga Aligarh, në shtetin indian të Uttar Pradesh, do të martoheshin më...

Perez i ofron premio të majme lojtarëve të Realit në rast kualifikimi ndaj Arsenalit

Florentino Perez u ka ofruar lojtarëve të Real Madridit një bonus të veçantë nëse arrijnë të përmbysin ndeshjen e tyre çerekfinale të Ligës së...

Aksident në Greqi! Treni me dhjetëra udhëtarë përplaset me një kamion

Një aksident është regjistruar në Greqi, ku një tren me dhjetëra udhëtarë është përplasur me një kamion në Kalkidë. Përplasja mes mjeteve ndodhi në një...

Uniforma dhe këpucë për Policinë e Shtetit, hapet tenderi 27 milionë euro

Blerja e uniformave dhe këpucëve për Policinë e Shtetit pritet të kushtojë të paktën 27 milionë euro. Operatori i Blerjeve të Përqendruar njoftoi këtë të...

Hapet ‘kutia e Pandorës’, Jozi i dënuar në Zvicër për dhunë ndaj ish-të dashurës

Skandali i dhunës fizike në Big Brother VIP Albania, ku këngëtari Jozefin Marku goditi me shpullë Gjestin, ka hapur ‘kutinë e Pandorës’ për një...

Lajme të tjera

Web TV