“Edvin, ti me moshë ngjan me gjyshin e Gramoz Ruçit”/ Berisha: Unë i kam vitet bio!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur akuzavë të kryeministrit Edi Rama për moshën e tij nga Sheshi Nënë Tereza në Tiranë, duke i thënë se të gjitha vitet e ish-kryeministrit janë vite bio.

Berisha gjithashtu tha se kryeministri Edi Rama me moshë ngjan njësoj si gjyshi i Gramoz Ruçit.

Ai tha gjithashtu se Partia Demokratike njësoj siç sipas tij përmbysi diktaturën komuniste dhe transformoi Shqipërinë, tani do të punojë për ndërtimin e Shqipërisë Madhështore.

“Edi Rama i qan hallin Sali Berishës për hallin e tij. Tani i them këtu ‘Edvin, Edvin, vitet e Sali Berishës janë të gjitha vite bio. Vettingu që i bëre me lakenjtë e tu, treguan se Sali Berisha del sot para shqiptarëve si politikani më i pastër që ka njohur Shqipëria dhe më gjerë. Edvin, me atë vetting për të cilin nuk e nise për si e nise, do të them se nder më bëre, u tregove shqiptarëve se ku qëndron forca e pathyeshme e Sali Berishës.

Miq, përsa i përket moshës ju garantoj se ai ngjet jo me Gramozin, por me gjyshin e Gramoz Ruçit. Ndaj edhe, nuk e di ti, se vjedh gjithë ditën, por forca e një burri matet me dashurinë dhe pasionin që ka ai për të ndihmuar shoqërinë, kombin, vendin e tij. Nuk jam kthyer unë për pushtet. Unë kam qenë në pushtet dhe kam lënë ato që ti kurrë nuk i shuan dot. Nuk jam kthyer unë për para, shqiptarët e panë se cili ishte vettingu i Sali Berishës.

Nuk jam kthyer unë për luks, pasi në moshën time kur kam ardhur në këtë stad të jetës, këtë respekt dhe dashuri që kam për vendin, dua t’ja kushtoj popullit shqiptar. Dua që së bashku me ta, ashtu siç përmbysën diktaturën, të ndërtojmë tani ‘Shqipërinë Madhështore’”, tha Berisha./e.t

Të fundit

Lapaj: Këto nuk janë thjesht zgjedhje për pushtet, është referendum

Kreu i Koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ ka zhvilluar ditën e sotme takim nga zona e ‘Ali Demit’ në Tiranë. Lapaj...

Johnny Depp nuk njihet, aktori i famshëm rikthehet në Hollywood me një rol ndryshe

Johnny Depp është rikthyer fuqishëm në Hollywood dhe fotoja e parë nga filmi i ri në të cilin luan, me titull “Day Drinker”, po bën bujë. Aktori i...

Rama batuta me gazetaren nga Konferencë në Luksemburg: Mos po më pyet me Chat GPT belg?

Nga konferenca në Luksemburg, nuk munguan as batutatë mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve. Ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e...

Dyshohet se vrau partneren në Gjermani, vetëdorëzohet shqiptari

Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, partneri i saj 47-vjeçar, shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe do të paraqitet para...

Berisha nga Durrësi: Ka dy ditë që nuk fle dhe i vë nofka gjigandit LaCivita-s

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme takimin elektoral në Durrës. Berisha ka thënë se Rama, sipas tij ka disa ditë pa gjumë...

Lajme të tjera

Web TV