Tre javë përpara fundit, në elitën e futbollit shqiptar luhet për një vend në Evropë, por “lufta” më e fortë bëhet për të mbijetuar. Java e 34-ët sjell për tifozët disa përballje interesante ku spikasin dy sfida direkte për mbijetesë, Skënderbeu-Tirana dhe Teuta-Laçi. Një tjetër përballje e fortë është edhe ajo ndërmjet Elbasanit dhe Bylis.
Sigurisht nuk mungojnë as sfidat “big” si Partizani-Egnatia, me të kuqtë që kërkojnë pikët e plota për të mbajtur larg Elbasanit. Një ndeshje pa shumë interes shihet ajo ndërmjet Vllaznisë dhe Dinamos, me dy ekipet që luajnë edhe në Kupë. Vendasit do të synojnë pikët e plota për të blinduar prezencën në “final-four”.
Të gjithë ndeshjet do të luhet ditën e shtunë, në të njëjtin orar, 15:30./ D.C