Qytetarët e Ekuadorit do të shkojnë në kutitë e votimit të dielën në një balotazh presidencial, duke zgjedhur mes një presidenti konservator dhe një avokati të majtë. Zgjedhjet për Presidet në fakt zhvillohem në një kohë aspak t përshtatshme, ku vendi është në një luftë të vazhdueshme me sigurinë dhe kriminalitetin.
Presidenti Daniel Noboa po konkurron për plot katër vjet në detyrë pasi fitoi zgjedhjet speciale në 2023 për të përfunduar mandatin e paraardhësit të tij. Ai do të kandidojë kundër Luisa González.
Raundi i parë i votimit në shkurt përfundoi me një barazim thuajse mes të dy kandidatëve. Kushdo që fiton votimin e së dielës do të duhet të drejtojë një vend që vuan nga dhuna në rritje dhe krimi i organizuar.
Sipas sondazheve dhe raporteve ndërkombëtare Ekuadori mbahet si vendi me shkallë të lartë të vrasjeve dhe krimit të organizuar. Emri i tij është jo pak i dëgjuar sa i transportit të sasive marramendëse të kokainës. Megjithëse në Ekuador nuk prodhohet, ai ka shërbyer si një “pikë kufitare” e sasisë që vjen kryesisht nga Meksika e më pas shpërndahet në shtetet e Evropës Perëndimore./e.t