PD nis sot fushatën/ LaCivita shpërndan VIDEO-n: Kush është bufi dhe kush është miu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, ka shpërndarë mëngjesin e kësaj të premteje një video në platformën X, ku shfaqet një buf që ha një mi.

“Kush është bufi dhe kush është miu” -shkruan LaCivita me ironi.

 

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama prej kohësh e quan kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, buf kënete. Ai madje edhe në zyrën e tij, ka vendosur një dekor bufi i cili duket në çdo video të kryeministrit në rubrikën “Sy m’sy”.

Vetë Sali Berisha është shprehur më herët se bufi në fakt është simbol i mençurisë, ndaj nuk ndihet i ofenduar nga krahasimi që kryeministri i bën atij me këtë shpend.

Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin ‘Nënë Tereza’ fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kryetari i opozitës, Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita./   S,M

Të fundit

Kush po e mban peng Shqipërinë?!

Nga Spartak Ngjela Çfarë do të bëhet për të ardhmen në Shqipëri? Koha në Shqipëri po vërtitet sot rreth ngjarjeve të...

“Jashtë s`do ja falja”, Gjesti reagon pas goditjes nga Jozi: Dua ti them…

"Dua ti them mamit dhe babit te mos shqetesohen sepse jam mire". Ky ka qene reagimi i pare i Gjestit pas goditjes nga Jozi. Me syrin...

Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës

Nga Mero Baze Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më...

“Bufi dhe Tiku drejt bashkimit”, Rama ironizon opozitën me videon e animuar

Kryeministri Rama ka ironizuar sërish opozitën ndërsa nga publikuar një video me titull “Bufi & Tiku drejt ribashkimit”, teksa i referohet kreut të PD...

U bë pjesë e hapjes së fushatës/ Noyzi: Nuk ma mbush mendjen askush përveç Ramës

Reperi Rigels Rajku u shfaq sot në ahengun e Edi Ramës në sheshin “Skenderbej”. Këngëtari nuk ka më turp ta pranojë se Rama e...

Lajme të tjera

Web TV