Në çelje të fushatës elektorale, kryesocialisti Edi Rama ka treguar objektivin e Partisë Socialiste për të marrë një mandat të katërt qeverisës me më shumë se 80 mandate.
“Ne do bëjmë fushatën tonë, kemi rrugët dhe objektivat tona, kundërshtarët janë pas, ne jemi para. Beteja jonë është për sa më shumë zemra dhe mendje shqiptarësh dhe për të marrë një mandat më të fortë se ky që kemi në mënyrë që të vazhdojmë me intensitet bisedimet për negociata dhe të anëtarësimin e Shqipërisë më BE brenda kësaj dekade. Ne jemi në kushtet kur Europa është e hapur dhe angazhuar si asnjëherë tjetër për të na përfshirë në gjirin e vet, dhe është BE që ka negociuar me ne kalendarin e negociatave dhe kjo vjen si rezultat i faktit që nuk jemi vetëm ne që duam të hyjmë në BE, por dhe BE që dëshiron të zgjerohet për qëllimet e veta, gjeopolitik të një BE më të madhe, më të gjerë, më të fortë”, ka thënë Rama / SM