Sa u kushton luksi i automjeteve shqiptarëve?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht detyrimeve të larta që kanë për t’u mbajtur, si në taksa ashtu edhe në shpenzimet e karburantit, shqiptarët kanë një tendencë në rritje të preferencave për automjete luksoze.

Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të përpunuara nga SCAN TV, tregojnë se përgjatë vitit 2023, qytetarët kanë paguar  afro 1.8 milionë euro taksa për regjistrim fillestar për automjete luksoze, ndërsa në 2024 kjo shifër ka shkuar në 2.4 milionë euro.

Në krahasim me një vit më parë, regjistrohet një rritje prej  33.3 për qind, çka tregon edhe shtimin e numrit të automjeteve luksoze në vend, duke qenë se është një tarifë që paguhet vetëm në momentin e regjistrimit të tyre.

Nga ana tjetër edhe taksa e përvitshme për automjetet luksoze ka njohur një rritje me 13.7 për qind, duke bërë që luksi tu kushtojë këtyre individëve afro 3.3 milionë euro.

Automjet luksoz konsiderohet autovetura deri në 6+1, e cila plotëson të paktën njërin nga kushtet e mëposhtme: Cilindratën e barabartë ose më të madhe se 3000 cm3; ose Vlerën/çmimin të barabartë ose më shumë se 5 milionë lekë.

Vlera e mjetit, llogaritet si vlera kur mjeti regjistrohet për herë të parë ose/dhe sa herë ndryshon pronësia e tij. Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit “Automjet Luksoz”, reduktohet çdo vit me 10% të vlerës së mbetur.

Taksa e regjistrimit të automjetit luksoz është në masën 70,000 lekë dhe  cila paguhet në momentin e regjistrimit.  Taksa e përvitshme për mjetet luksoze është në nivelin  21,000 lekë.

Këtë vit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një projekt pilot me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor të Shqipërisë për të krahasuar individët që zotërojnë makina luksoze me deklarimin e tyre të të ardhurave personale, (DIVA) si fazë e parë e këtij projekti dhe në të ardhmen për të zgjeruar shkëmbimin e informacionit lidhur me asetet e tjera të tatimpaguesit./   S,M

Të fundit

BB: Shqipërisë i duhen 20 vite që të klasifikohet mes vendeve me të ardhura të larta

Shqipërisë do t’i duhen afërisht 20 vite për të kaluar në klasifikimin si vend më të ardhura të larta,...

Atentati në Lundër, gazetarja zbulon të tjera DETAJE: Janë gjetur 3 gjurmë ADN-je

Gazetarja e njohur e kronikës, Klodiana Lala, ka zbuluar të tjera detaje në lidhje më atentatin me armë në Lundër, ku katër të rinj...

Gazetarja zbulon hetimin sekret të SPAK: Blerje votash nga burgu i sigurisë së lartë

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmë në studion e emisionit "Të Paekspozuarit" se deri më tani ka 25 procedime penale për krime zgjedhore ndërsa theksoi...

Donte drejtësi, jo hakmarrje/ Gazetarja tregon detajet e atentatit ndaj Gjovalin Prendit

Vrasja e babait të Roan Brahimit mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë është ende pa autor. Gazetarja Dorjana Bezat tha në...

Këmbimi valutor 25 prill/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 86.5 lekë dhe do shitet me 87.7 lekë. Ndërkohë...

Lajme të tjera

Web TV