“Këto ditë, këtë muaj, ndeshen dy botë, ndeshen dy filozofi, dy projekte, në njërën anë janë ata të cilët e sollën Shqipërinë në këtë ditë, në njërën anë janë ata të cilët e grabitën Shqipërinë dhe shqiptarët se asnjë pushtim tjetër në histori. Shqipëria është e sëmurë, kjo sëmundje quhet Edi Rama”.
Kështu u shpreh Sali Berisha në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit të koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Më tej, Berisha u shpreh se Edi Rama ka “dy muaj që është ngujuar në zyrë dhe flet me vete”.
“I tmerruar nga e vërteta, i tmerruar nga transparenca, ka dy muaj që është ngujuar në zyrë dhe flet me vete, ka dy muaj që ka frikë, por miq u përpoq me çdo mënyrë, me gjithçka, me arrestime, me korrupsion, me përçarje, me çdo gjë, që Shqipëria të mos kishte opozitë, por ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë. Edi Rama vazhdon avazin e vjetër, vazhdon mashtrimet, por për 12 viteve shqiptarëve nuk iu tregon dot një vepër sepse vetëm ka vjedhur. Lufta e tij në Partinë Demokratike është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Çfarëdo që të thotë, kjo parti e pluralizmit politik. Kjo është partia që ka përmbysur diktaturën komuniste. Kjo parti ka anëtarësuar Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, është parti që nxori”, tha Berisha. /e.t