Vijon përplasja online mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Lulzim Basha.
Këtë herë, kryeministri ka publikuar një video, në të cilën i kthen përgjigje pyetjeve që i ka drejtuar Basha. Rama shprehet se Basha ka frikë t’i përmendë emrin ish-kryeministrit Sali Berisha.
Basha: O Rame të paska kërkuar shoku jot në debat
Rama: Kush shok mor Lul se unë ty të kam shok.
Basha: Dil në debat mor Rame, ti me bufin e artë, ai me bufin e bardhë.
Rama: Me kë mor Lul, mos më thuj që është fjala për bufin. Si ka mundësi që ke frikë t’i zësh në gojë emrin mor vëlla.
Basha: Pyesin njerëzit se ça përgjigje do t’i kthesh pyetjes i kujt është Vis Roshi, i joti, apo i atij, apo i të dyve bashkë Rame.
Rama: Shi shi, i modh je, po pse s’ia zë emrin me gojë. Pse më thua mua pyete vetë atë, pse nuk e pyet vetë, si është kjo punë, ca është kjo frikë e madhe o trim me fletë, çfarë të tremb.
Basha: Dil në debat ramë çfarë ju lidh bashkë, apo fati i shokut të tretë ke veni.
Rama: Unë debat me bufin, po si mund të dal unë në debat me një buf kënete o Lul kur s’dola me ty që ma kërkove aq gjatë e mu ngujove aty poshtë, ku ma këndoje himnin dy herë në ditë. Harroje, thuja mor naj llaf bufit, zeja emrin me gojë se po të ftohen euroatlantikët. Jo doktori, jo shoku, boll i gjëmove bishtit tat nga mbrapa o vëlla boll, të përshendes./ S,M