Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë ekstra dritë gjatë muajve të dimrit, nga nëntori deri në mars. Ai bëri këtë thirrje përmes platformës Truth Social, duke e quajtur këtë një ide shumë të popullarizuar që do të shmangte shqetësimin e ndryshimit të orëve, një proces që ai e cilësoi si “shumë të kushtueshëm dhe një shqetësim i madh për qeverinë tonë”.

Trump ka mbështetur këtë propozim edhe vitin e kaluar, por muajin e kaluar ai shfaqi disa rezerva për shqetësimet që kishin ngritur shtetet veriore të SHBA-së, të cilat ishin të shqetësuara se fëmijët mund të shkonin në shkollë në errësirë gjatë muajve të dimrit.

Në një takim në Zyrën Ovale, Trump pranoi se ky propozim kishte ndarë opinionin publik: “Pjesa më e madhe e njerëzve dëshirojnë më shumë dritë në orët e vona të pasdites, por ka edhe nga ata që preferojnë më shumë dritë në mëngjes për t’i dërguar fëmijët e tyre në shkollë në dritë,” tha ai.

Diskutimi për këtë çështje u intensifikua më shumë në vitin 2022, kur Senati miratoi një projekt-ligj për këtë ndryshim, të paraqitur nga senatori i atëhershëm Marco Rubio, i cili tani është Sekretar i Shtetit. Megjithatë, propozimi u bllokua në Dhomën e Përfaqësuesve dhe nuk u avancua më tej.

/e.t

Të fundit

FOTO/ Çfarë nuk u pa nga prezantimi i programit të Partisë Demokratike

Këtë të shtunë, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore prezantuan programin politik 2025-2029. Prezantimi u zhvillua në Pallatin...

“Kukull e kukullës së Sorosit”/ Rama vijon ironitë me opozitën

Kryeministri Edi Rama vijon të ironizojë kundërshtarët e tij politikë. Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku ironizon premtimet e opozitës, me personazhe...

Sipas stinës, ushqimet që pastrojnë enët e gjakut

Enët e gjakut luajnë një rol shumë të rëndësishëm në organizëm. Ato transportojnë ushqyesit dhe oksigjenin nga zemra drejt organeve të tjera. Në disa...

Shpulla ndaj Gjestit/ Ish-deputeti Eduart Ndocaj i del ‘krah’ Jozit

Reagimeve mbi skandalin e ndodhur në primen e djeshëm të “BBVA4”, ku ish-konkurrenti Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk u kanë shpëtuar as...

Pse befasohemi nga dh*na?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë fizike, psikologjike, verbale dhe institucionale. Jemi...

Lajme të tjera

Web TV