U ndërtua enkas për të, Bill Gates nuk shkeli kurrë në jahtin luksoz, 580 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi Bill Gates nuk e ka shkelur asnjëherë jahtin e tij superluksoz me hidrogjen, pavarësisht se ai kushtoi plot 580 milionë euro. Bashkëthemeluesi i Microsoft, 69 vjeç, thuhet se është duke planifikuar ta shesë jahtin 119 metra të gjatë të quajtur “Breakthrough”, vetëm një vit pas debutimit të tij.

I ndërtuar nga kompania holandeze Feadship në vitin 2021, jahti ka qenë subjekt spekulimesh se ishte porositur nga vetë Gates. Megjithatë, pronësia e tij nuk është konfirmuar zyrtarisht, edhe pse disa raporte sugjerojnë se ishte pjesë e koleksionit të miliarderit.

Sipas raportimeve të portalit Luxury Launches, Gates nuk ka treguar interes për ta përdorur jahtin dhe tani planifikon ta shesë atë te ish-portieri i hokejit në akull, miliarderi kanadez Patrick Dovigi.

U ndërtua enkas për të, Bill Gates nuk shkeli kurrë në

Dovigi, i cili sot është CEO i kompanisë së menaxhimit të mbetjeve “Green For Life Environmental”, ka një pasuri prej mbi 900 milionë euro dhe është i njohur për blerjet e jahteve luksoze. Në vitin 2023, ai bleu jahtin AHPO me gjatësi 115 metra për 320 milionë euro.

Jahti “Breakthrough” përmban shtatë kuverta, me ambiente të veçuara: një apartament, dy dhoma gjumi, palestër, bibliotekë, ashensor privat dhe pishinë. Ka gjithashtu një fushë sportive, pistë helikopteri.

Jahti mund të udhëtojë me një shpejtësi maksimale prej 31 km/h, që i lejon kalimin e Atlantikut me lehtësi. /e.t

Të fundit

Media greke artikull për Shqipërinë/ 48 orë në Tiranë, kryeqyteti i Ballkanit në ndryshim

E ndërsa Shqipëria sa vjen dhe zgjerohet në vëmendjen e ndërkombëtarëve, një artikull për kryeqytetin tonë është shkruar nga...

Cila parti shpenzoi më shumë për hapjen e fushatës?

Dy partitë më të mëdha në vend, PD dhe PS kanë çelur zyrtarisht fushatën elektorale me dy takime në zemër të Kryeqytetit shqiptar. Përveçse startin...

Rama: Voto 5, ta bëjmë së bashku Shqipërinë Zonjë të familjes së bashkuar evropiane

Kryeministri Edi Rama ka bërë sërish thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 Maj. Në një foto që ka ndarë...

Mesfushori i Arsenalit shfaqet optimist: “Shkojmë në Bernabeu për fitore”

Arsenali mori fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit me shifrat 3-0, por ende nuk është...

Përgjysmohet çmimi i luleshtrydhes në pikun e sezonit

Ka nisur sezoni i pikut të luleshtrydhes, por çmimi i shitjes është përgjysmuar. Fermerët në Karafaj të Fierit pas protestës së bërë disa ditë...

Lajme të tjera

Web TV