VIDEO tronditëse e rrëzimit të helikopterit/ Mesazhi i fundit i pilotit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin e helikopterit në Nju Jork që la të vdekur gjashtë persona. Por ka të dhëna që flasin për një defekt teknik.

Sipas Michael Roth, pronari i ‘New York Helicopter’ – kompania që organizoi fluturimin turistik – helikopterit i mbaroi karburanti vetëm disa minuta pasi nisi fluturimin.

Ai përshkroi kontaktin e fundit me pilotin e tij.

“Ai [piloti] njoftoi me radio se duhej të ulej dhe se kishte nevojë për karburant, dhe se i duheshin rreth tre minuta që të mbërrinte – por 20 minuta më vonë, ai nuk kishte mbërritur  ende”.

Roth nuk tha se pse helikopteri mund të ketë mbetur pa karburant.

Tragjedia ndodhi rreth orës 15:15 të enjten në anën e Nju Xhersit të lumit Hudson, jo shumë larg anës jugore të Manhatanit. Për arsye ende të panjohura, helikopteri u copëtua në ajër dhe u rrëzua me kokë në lumë.

“Ne jemi të gjithë të shkatërruar. Çdo punonjës në kompaninë tonë është i tronditur. Gruaja ime nuk ndalon së qari. Vdekja e një fëmije është një katastrofë monumentale për çdo person,” tha Roth.

Viktimat janë familja e Agustin Escobar nga Spanja. Escobar është president i korporatës globale gjermane Siemens në Spanjë që nga viti 2022. Emri i pilotit ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht.

Në momentin e përplasjes kishte vranësira dhe erërat me shpejtësi nga 15 dhe 25 kilometra në orë dhe shtrëngatë deri në 35 kilometra në orë./  S,M

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV