Zbulohet data, ja kur do të mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më 14 prill do të mbahet në Luksemburg konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Data është konfirmuar zyrtarisht nga Presidenca polake e BE-së. Vendimi u mor sot me konsensus të ambasadorëve të 27 shteteve anëtare të BE-së në Bruksel.

Takimi do të shërbejë për hapjen e negociatave me Shqipërinë – për grup kapitullin 2 (Tregu i brendshëm) – duke përfshirë kapitullin 1 (Lëvizja e lirë e mallrave), kapitullin 2 (Liria e lëvizjes së punonjësve), kapitulli 3 (E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime), kapitulli 4 (Lëvizja e lirë e kapitalit), kapitulli 6 (E drejta e kompanive), kapitulli 7 (E drejta e pronësisë intelektuale), kapitulli 8 (Politika e konkurrencës) dhe kapitulli 28 (Mbrojtja e konsumatorit dhe shëndetit).

Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli i parë ai për çështjet “Themelore” që përfshin reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore si dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e 6-të, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Të martën, ministrat e jashtëm diskutojnë edhe për përshpejtimin e zgjerimit me shtetet ballkanike ku vendi ynë dhe Mali i Zi janë në pararojë të këtij procesi. /k.k

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV