Brenda shkollave të terrorit në Meksikë, ferri ku fëmijët bëhen vrasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në thellësi të Meksikës, larg syve të botës, ndodhen të ashtuquajturat “Shkolla të Terrorit” – kampe trajnimi të kontrolluara nga kartelet më të rrezikshëm të vendit, ku adoleshentët shndërrohen në vrasës të pamëshirshëm përmes një makinerie torturash, trysnie psikologjike dhe dhune të paimagjinueshme.

Adoleshentë 15 apo 16-vjeçarë rekrutohen me premtimin për punë të paguara mirë – si roje, punëtorë në magazina apo ferma. Por sapo mbërrijnë në kampet e izoluara, u jepet vetëm një zgjedhje: të bashkohen me kartelin, ose të vriten. Refuzimi zakonisht përfundon me vdekjen, shpesh përpara syve të të tjerëve.

Brenda shkollave të terrorit në Meksikë, ferri ku

Në këto kampe, identiteti, humaniteti dhe liria e të rinjve zhduken. Ata jetojnë mes kufomave dhe të copëtuarve, të detyruar të flenë pranë trupave të pajetë të atyre që janë përpjekur të ikin. Në emër të “trajnimit”, ata kalojnë një seri testesh mizore: prerje koke, ngrënie e mishit të njeriut, apo edhe vrasje të të tjerëve për të provuar besnikërinë e tyre ndaj kartelit.

Karteli Jalisco New Generation (CJNG) është ndër më famëkeqit. Përtej trafikut të drogës, ata përdorin metoda çnjerëzore si kanibalizmi dhe përdorimi i kokainës për të mpirë ndërgjegjen e të rinjve dhe për t’i kthyer në vegla të verbra të dhunës.

Brenda shkollave të terrorit në Meksikë, ferri ku

Tony Payan, drejtor në Institutin Baker të Universitetit Rice, thotë për “The Sun” se këto kampe ekzistojnë që nga vitet 1970, por janë bërë më të tmerrshme vitet e fundit për shkak të mungesës së kontrollit nga shteti meksikan. Ai paralajmëron se me zgjerimin e aktiviteteve të karteleve – që sot përfshijnë rrëmbime, trafikim njerëzor dhe miniera ilegale – kërkesa për rekrutime po rritet. Më shumë se 300 000 persona janë pjesë e krimit të organizuar në Meksikë, dhe mijëra të tjerë rekrutohen çdo vit.

Lexo edhe :  BBC: Përse Donald Trump po godet Kinën në tregti?

Brenda shkollave të terrorit në Meksikë, ferri ku

Meksika po përjeton një krizë të vërtetë sigurie. Politika qeveritare e “përqafimeve, jo plumbave” ka dështuar të ndalë këtë dhunë. Kartelet nuk janë më vetëm aktorë ekonomikë, ato janë organizata terroriste që kontrollojnë territore përmes frikës dhe gjakderdhjes.

Brenda shkollave të terrorit në Meksikë, ferri ku

Për ata që hyjnë në Shkollën e Terrorit, çmimi i mbijetesës është i tmerrshëm: ose shndërrohesh në vrasës, ose zhdukesh përgjithmonë. Dhe kështu, cikli i dhunës vazhdon pa fund./E.T

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV