“Chris e luajti mendsh Ramën”, Këlliçi: Shqiptarët e braktisën tallavanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati për deputet në radhët e demokratëve, Belind Këlliçi falënderoi qytetarët e Tiranës që një ditë më parë mbushën sheshin Nënë Tereza, teksa ditën e sotme braktisën atë që ai e quajti tallavanë e Edi Ramës.

Këlliçi renditi disa nga pikat e programit të Aleancës për Shqipërinë Madhështore, teksa akuzoi mazhorancën që në 12 vite e keqqeverisi vendin duke u përfshirë në korrupsion.

“Fillimisht më lejoni t’i shpreh mirënjohjen time të pakufi qytetarëve të Tiranës, të cilët mbrëmë e mbushën Sheshin “Nënë Tereza” në festën e demokratëve dhe sot vendosën të përçmojnë tallavanë e shërbëtorëve të krimit të organizuar.

Sepse, në këto 12 vite Edi Rama u premtoi shqiptarëve rend dhe siguri, e në fakt iu dha Saimir Tahirin, i cili e ktheu Shqipërinë në një parcelë të madhe kanabisi, iu dha Fatmir Xhafën, vëllanë e trafikantit më të madh të kokainës në vendet e BE, iu dha Taulant Enchro chat-in, i cili u dha “pasaportën e artë’’ të gjithë kriminelëve, për ta shndërruar Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Evropës, e në fund u rikthye te babai i tij ideologjik, duke emëruar nipin e Enver Hoxhës si Ministër të Brendshëm, garant të bandave kriminale.

Sepse Edi Rama u premtoi shqiptarëve shëndetësi falas, e në këmbim iu dha atyre Ilir Beqën, i cili me dy koncesionet famëkeqe të Sterilizimit dhe të Check Up-it, e la shëndetësinë rrugëve pa krye dhe, për t’i vënë kapak, rrëpoi edhe fondet e BE”, tha mes të tjerash Këlliçi. /e.t

Të fundit

Zbardhet dëshmia e Jozit në polici: Gjesti më ka provokuar gjatë gjithë lojës

Është zbardhur dëshmia e dhënë në Polici e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në...

Ja si duhet ta nisni ditën gjatë stinës së pranverës

Me ardhjen e pranverës, gjithçka nis të marrë jetë: natyra gjallërohet, dielli ngroh më shumë dhe dita zgjatet. Është koha perfekte për të "rilindur"...

Rama surprizohet nga legjenda e Juventusit, i dhuron fanellën me numrin 5

Teksa u ngjit në podium për të marrë fjalën në takimin me emigrantët në Milano, kryeministri Rama u befasua nga ish-mesfushori i kombëtares italiane dhe...

Balla nga Milano: Vetëm me Ramën dhe PS mund ta shohim vendin anëtare të BE

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, në hapje të takimit me emigrantët shqiptarë në Milano, i cili po zhvillohet në Centro Congressi,...

Me shqiptarët e Italisë/ Fushata, Rama takim me emigrantët në Milano

Ka nisur takimi me shqiptarët në Milano vetëm dy ditë pas çeljes së fushatës elektorale. Ky takim po mbahet në në Centro Congressi. Pasaporta europiane...

Lajme të tjera

Web TV