Elisa Spiropali, drejtuese politike e PS-së në qarkun e Tiranës, në çeljen e fushatës, u shpreh se kryeqyteti do të jetë fitorja e madhe e Partisë Socialiste.
“Në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër kanë treguar që janë maratonomakë për Shqipërinë”, deklaroi Spiropali.
Ajo theksoi se beteja është “me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre nga ku nuk dolën dot as vetë”, duke thumbuar opozitën.
Elisa Spiropali: Nga Tirana do të fillojë fitorja e PS. Betejat nuk fillohen nga sprinti i fundit, por në maratonë. Në këto 3 mandate Rama dhe kjo skuadër kanë treguar që janë maratonomakë për Shqipërinë.
Kjo është beteja me Shqipërinë në Evropë apo aty ku kemi qenë në gropën e atyre nga ku nuk dolën dot as vetë.
Ky është mision historik të bëhemi të gjithë bashkë qe të bëjm realitet ëndrrën e paraardhësve tanë. Sot Shqipëria, është Shqipëria Europiane dhe në 2030 ne do të fitojmë. më 11 Maj me Edi Ramën, me PS me numrin 5, fitore për Shqipërinë dhe me Shqipërinë.