Rama ka prezantuar këngën e fushatës të PS, të kënduar nga Noizy.
“Duke qenë se të gjitha qarqet sollën një surprizë, uë kam sjellë surprizë një çun problematik të cilit i kërkova të vijë para jush edhe nga ky shesh të flasë sicc ai di të flasë përmes fjalësh e tingujsh dhe e ftoj të vijë këtu. Para disa ditësh isha në studion e tij dhe dëgjova një këngë të re. I thash hajde se unë do të ngel vetëm me zërin tim kur të gjithë vijnë me këngë e valle”, tha ai.
“Të gjithë bashkë do t’ia dalim! Ky është momenti ynë! Nuk kthehemi më pas”, ishin disa nga vargjet e këngës.