Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 11 Majit ditën e sotme. Socialistët kanë zbritur në sheshin “Skënderbej” për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama.
Rama ka mbërritur në shesh, teksa ka takuar dhe simpatizantët që ishin mbledhur për ta pritur.
Mitingu është hapur me këngë e valle teksa u prezantuan kandidatët për deputet të qarkut të Dibrës.
Blendi Klosi u shpreh i bindur në fitoren e PS-së, siç tha ai, partisë më të madhe në vend.
Kryeministri Rama është shprehur më herët se hapja e fushatës më 12 Prill në orën 12:00 ka si simbolikë 12 yjet në flamurin e Bashkimit Europian.