“Koha për t’u kthyer”, kjo ishte tema e episodit të radhës të podkastit “Flasim” ku kryeministri Edi Rama kishte të ftuar tre të kthyer nga emigrimi të cilët kanë investuar në vendin e tyre të lindjes.
“Në këndvështrimin tim dhe të shumëkujt që e ka provuar eksperiencën e kthimit është koha për ta mendurar seriozisht kthimin, por është koha njëkohësisht ku shumëkush i kundërvihet kësaj ideje”.
Të ftuarit treguan për kohën ku u rikthyen në atdhe dhe investimet në vendin e tyre.
“Një ditë të bukur Maji erdha në Tiranë, gjërat ecën shumë shpejt. Mbaj mend që gjeta një rrëmujë, rastisa në një situatë zgjedhjesh, nuk kuptoj se çfarë po ndodhte, çfarë bëhej. Domethënë ishte komplet rrëmujë, te lagjia në Tiranë të Re shkollat ishin kthyer në një… mblidhnin kuti”, tha skenografi Aleksander Çifligu.
“Koperativa që përshtatet te ne, disa nga llojet e koperativave është ‘sikush të punoj për vete, por për një standard, të shesin bashkë, të shesin brenda standardit. Dhe ky ishte suksesi im”, tha Besniku.