‘Shqipëria Bëhet’ nis fushatën nga Vlora/ Lapaj: 11 maji, dita për të votuar ndryshimin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka çelur sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Mitingu i fushatës u mbajt në qytetin e Vlorës, ku drejtuesi i koalicionit, Adriatik Lapaj, paraqiti mesazhin e tij për qytetarët dhe të rinjtë e vendit.

Lapaj theksoi se 11 maji është dita e ndryshimit, një mundësi për të sjellë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë. Ai u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht rinisë, që të bëjnë një zgjedhje të rëndësishme për të shpëtuar vendin nga dështimet e klasës politike aktuale.

“Në 12 maj, mendojeni mirë,” tha Lapaj, “nëse klasa politike do të mbetet siç është sot, shumë të rinj dhe familjarë që ende kanë dilema, do të bindën se ky vend nuk bëhet dhe do të largohen për të kërkuar mundësi jashtë vendit.”

Ai shtoi se koalicioni i të rinjve është i vetmi që mund të sjellë një ndryshim të vërtetë, duke shpartalluar politikanët e vjetër dhe duke ndihmuar Shqipërinë të ngrihet nga kriza. Lapaj u shpreh se nëse rinia nuk do të angazhohet tani, pas zgjedhjeve, askush nuk do të guxojë të besojë më në mundësitë e këtij vendi./E.T

Të fundit

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz në Itali

Aktorja e njohur shqiptare, Ema Andrea, është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”, për interpretimin e...

Zjarr në Radhimë/ Digjen dy beach bare, rrezikohet nga flakët edhe një hotel

Një zjarr i madh është regjistruar pasditen e sotme në Radhimë. Mësohet se zjarri ka rënë në një subjekt plazhi. Zjarrfikëset kanë bërë me...

Tragjedia në Koçan! Ndërron jetë dhe një person, shkon në 62 numri i viktimave

Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov...

Nipërit e Agron Kapllanajt sulmuan agjentët e BKH, Prokuroria e Fierit nis hetim

Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal ndaj dy personave, pas përplasjes së njerëzve të Agron Kapllanajt me hetuesin e BKH dhe policët në Fier...

Gjermania mesazh politikanëve shqiptarë: Njoftoni 10 ditë para për takimet me emigrantët

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me një note verbale të mbërritur nga qeveria gjermane, që...

Lajme të tjera

Web TV