Trump i bën thirrje Putinit t’i japë fund luftës: Vepro më shpejt!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi Rusinë në postimin e tij në platformën Truth Social.

Këtë e ka bërë duke kërkuar që Moska të përfshihet më aktivisht në negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Rusia duhet të veprojë. Shumë njerëz po vdesin, mijëra në javë, në një luftë të tmerrshme dhe të pakuptimtë. Një luftë që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse unë do të isha president”, tha Trump.

Sot mësohet se Trump ka dërguar Steve Witkoff, në një vizitë të paparalajmëruar në Moskë ku ka takuar Vladimir Putin, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Shën Petersburg. Ky ishte takimi i tretë mes tyre që nga janari, kur presidenti Donald Trump mori detyrën dhe u zotua për përmirësimin e marrëdhënieve me Moskën.

Edhe pse deklaroi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë shpejt, bisedimet mes amerikanëve dhe rusëve deri më tani nuk kanë dhënë rezultate domethënëse dhe Rusia vazhdon të kryejë sulme ndaj infrastrukturës energjetike dhe civile të Ukrainës.

Bëhet e ditur se së fundmi SHBA u largua edhe nga udhëheqja e grupit të aleatëve kryesorë të Ukrainës të njohur si Grupi i Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG), duke e lënë atë në dorë të evropianëve që tani e tutje.

Tani kryesimi është marrë nga Britania e Madhe dhe Gjermania./E.S

Të fundit

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ishte i ftuar në ‘Top Story’ në Top Channel foli për trafikun e armëve...

“S’po na lënë miqtë e shkijeve”, TKZ njoftojnë se nuk do jenë në stadium

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë të shtunën në “Arenën Kombëtare” përballë Serbisë, pa “Tifozat Kuq e Zi” në krah të tyre. Grupimi më...

A u vodhën zgjedhjet? Ja si përgjigjet Arlind Qori

Kryetari i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit, duke...

Ekspertiza: Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm tri hapa

Gënjeshtrat janë pjesë e përditshmërisë sonë, qoftë të vogla apo të mëdha. Por si mund ta kuptoni kur dikush nuk po ju thotë të...

‘Act Now 2025’ mbyllet me sukses, një hap drejt Shqipërisë digjitale

ACT NOW 2025, eventi kryesor i Shqipërisë për inovacionin dhe teknologjinë, përmbylli programin e tij dy-ditor duke konfirmuar lidershipin e vendit drejt transformimit digjital...

Lajme të tjera

Web TV