Vaksina, shpëtim nga fruthi/ Mjekët: 8 për qind e fëmijëve nuk kanë marrë dy doza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rritja e rasteve me fruth jo vetëm në vendet e europës, por, sëfundëmi edhe në rajon, për ekspertët kjo shihet si kërcënim për përhapjen e sëmundjes edhe në vendin tonë, ku gjatë muajit mars u raportuan 12 fëmijë të prekur. Megjithatë sipas ekspertëve nuk ka vend për panik, por, theksojn rëndësin e aplikimit të vakisnës, pasi të pavaksinuarit janë edhe  më të rrezikuar për tu prekur.

“Në momentin kur ne kemi shpërthim të fruthit në vendet e rajonit, kjo rrit gjasat dhe rrezikun që këto të importohen në Shqipëri, ajo që përbën rrezik për popullatën Shqiptare do jetë tek individët e pavaksinuar. Pra janë ata që do preken, dhe shumë i vogël, pothuajse 0 rreziku, të kemi infektime nga rastet e importuara tek personat e vaksniuar. Kontributin kryesor e ka vaksina. Vaksina kundër fruthit është një vaksinë e cila funksionon prej 70 vitesh. Një vaksinë shumë efikase, e cila përveç karakteristikave kundër fruthit do ishte e mjaftueshme nëse popullata do arrihej të vaksinohej në nivele të larta, që edhe ta eliminonte ate”.

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko thotë që mbulesa vaksinale kundër fruthit duhet të jetë mbi 95% për të shmangur shperthimin në popullatë.

“Përballë kësaj zgjidhja e parë dhe më efikase është përpjekha për të mbajtur mbulesën vaksinore të fëmijëve 1 dhe 5 vjeç në nivele të larta pra, jo më pak se 95%, ndërkohë që në Shqipëri aktualishtë mbulesa vaksinore e fëmijëve me dozën e parë është 83%, me dozën e dytë është 92%, dhe kjo tregon se ka një % jo të vogël të fëmijëve të cilët nuk vaksinohen”.

Ka prindër që refuzojnë të aplikojnë vaksinën MMR tek fëmijët, pasi e lidhin atë me shfaqjen e autizmit, por epidemiologu Cenko siguron qytetarët se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt negative në organizëm.

Lexo edhe :  Cilat verëra janë më të dëmshme për organizmin?/ Ja çfarë thotë kardiologia

“Duhet thënë një gjë, që vaksina e fruthit është efiçente, është shumë efikase që ka një efekt të padiskutueshëm, virusi i fruth nuk ndryshon. Rrjedhimisht është një vaksinë që nëse unë e kam bërë para 30 vitesh, unë jam edhe sot i mbrojtur. Një vaksinë pa asnjë pasojë anësore.”

Në Qendrat Shëndetësore te kryeqytetit të shumtë janë prindërit pro vaksinës MMR, të cilët nxitojna ta aplikojnë.

‘Kam ardhur për vaksinën e Druthit, kam besim tek ajo”.

“Ende se ka mbush moshën, por, do e bëjm patjetër, kemi besim tek vaksina”, thotë një prindër tjetër.

Vaksina kundë fruthit apikohet në dy doza dhe është në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. Doza e parë aplikohet në fund të vitit të parë të jetës, dhe e dytë në moshën 5 vjeç. Fruthi është një sëmundje jo domosdoshmërisht i rëndë, porm nuk përjashtohen edhe mundësit e hospitalizimit apo të humbjes së jetës./e.t

Të fundit

“Mos ma shit këtë lojtar!” Xabi Alonso i bën një kërkesë Perezit

Përveç transferimeve të bujshme që Real Madrid ka bërë deri më tani, duke qenë klubi më aktiv në merkato,...

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja kalon në 6 bashki

Fermave shqiptare i mungojnë 1082 dele dhe dhi si pasojë e infeksionit të murtajës së rumimantëve të vegjël. Edhe pse Ministria e Bujqësisë ka marrë...

5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Zgjedhjet elektorale të 11 majit kanë frenuar investimet publike në vend. Shifrat e Ministrisë së Financave tregojnë se në 5 muajt e parë të...

Sinjale spastrimesh nga viroza e Berishës?

YLLI PATA - Mungesa e një buletini shëndetësor mbi virozën e Sali Berishës, kanë sjellë përveç vakumit, edhe disa zëra që duket jo krejt...

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Kryetari i Bashkisë së Berlinit, Kai Wegner, vlerësoi "gratë dhe burrat e guximshëm" që i rezistuan regjimit, në 72-vjetorin e kryengritjes së vitit 1953. Berlini,...

Lajme të tjera

Web TV