Zbulojmë shkaqet e autizmit deri në shtator/ Premtimi sfidues i Sekretarit Amerikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara do të zbulojnë shkaqet e autizmit deri në muajin shtator. Eshte ky premtimi I guximshëm që bëri Robert F Kennedy Junior, Sekretari Amerikan I Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sfiduar kështu punën e bërë nga shkencëtarët ndër Dekada. Deklarata e Kennedy erdhi përgjatë mbledhjes së Kabinetit ku pjesë ishte edhe Presidenti Amerikan Donald Trump.Sipas Kennedy-t, është ndërmarrë një fushatë e gjerë kërkimore që përfshin qindra shkencëtarë nga vende të ndryshme, me synimin për t’u dhënë përgjigje pyetjeve që shkenca ende nuk ka sqaruar plotësisht.

Në SHBA, numri I të diagnostikuare me autizëm është rritur ndjeshëm që nga fillimi i viteve 2000. Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se 1 në 36 fëmijë 8-vjeçarë janë diagnostikuar me autizëm – një rritje nga 2.27% në 2018 dhe 0.66% në vitin 2000, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Megjithëse plani ende nuk është bërë publik në detaje, disa zëra  ne grupet e shkencëtarëve kanë shprehur dyshime për mundësinë e arritjes së një përgjigjeje përfundimtare brenda një kohe kaq të shkurtër. Christine Roth, një përfaqësuese e Shoqatës së Autizmit të Amerikës, kritikoi gjuhën që e përshkruan rritjen e rasteve si “epidemi”, duke e konsideruar këtë retorikë të dëmshme dhe nxitëse të panikut e stigmatizimit ndaj personave autikë.

Rritja e rasteve të Autizmit në Shtetet e Bashkuara sipas Presidentit Amerikan Donald Trump eshte e lidhur me faktore artificial qe po ndikojne ne zhvillimin e trurit te femijet. Kreu I Shtepise se Bardhe ka krikijuar nje Komision te quajtur “Make America Healthy Again” që përveç autizmit  do te shqyrtoje edhe cestheje si Asma dhe perdorimi I medikamenteve te ndryshme tek femijet.

Studime të fundit kanë evidentuar disa faktorë të mundshëm që ndikojnë në zhvillimin e autizmit, përfshirë diabetin gestacional, i cili është lidhur me rritje të rrezikut për çrregullime neurologjike tek fëmijët. Kennedy ka shprehur gatishmëri për të analizuar çdo pistë të mundshme – nga vaksinat, te ambienti, ushqimi, madje edhe mënyrat e rritjes së fëmijëve – ndonëse shumë nga këto teori janë hedhur poshtë më parë nga shkenca./e.t

Lexo edhe :  Trump përjashton celularët dhe kompjuterët nga tarifat e reja

 

Të fundit

Ky çift përfaqëson të gjithë njerëzit në Wikipedia!

Nëse 'një alien' kërkon në google Human në Wikipedia, çfarë përfaqësimi të specieve tona do të gjente? Me fjalë të tjera,...

Ngrohja globale/ Pse India po ngrohet ngadalë?

Kjo mund të jetë vera e tretë radhazi e Indisë me temperatura ekstreme dhe valë të nxehta shkatërruese . Megjithatë, nëse fokusohemi në temperaturat mesatare vjetore, shohim...

Si të hiqni merkurin nga peshqit

Peshku është i mirë për ju , për një listë të gjatë arsyesh që nuk do t'i rendisim këtu. Peshku, megjithatë, është gjithashtu plot me merkur, një...

Mjafton vetëm stërvitja në fundjavë për të qenë të shëndetshëm

Nëse nuk keni kohë gjatë javës, stërvituni në fundjavë: 150 minuta aktivitet fizik të përqendruar në një ose dy ditë ka përfitime të mëdha...

A është e ardhmja e sportit në fusha xhami?

Në Gjermani, fushat më inovative të lojës janë prej xhami dhe LED: ato shndërrohen në një ekran gjigant nën këmbët e atletëve për ta...

Lajme të tjera

Web TV