Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ironizuar festën që socialistët bënë dje në sheshin Skënderbej në Tiranë për çeljen e fushatës elektorale të 11 Majit.
Përmes një videoje të postuar në Facebook, Berisha ka publikuar momente nga festa e socialistëve, teksa kërcejnë në shesh, me në sfond këngën e Ylli Bakës “Vallja e hajdutëve”.
“Krenarë që vjedhin”, ka shkruar Berisha krahas videos.