Intervistë me kandidaten e “Koalicionit Euroantlantik”, në Qarkun e Korçës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nevoja për zërat e grave në pluralizmin demokratik dhe politik, është sa bindëse, aq edhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre,  si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjeve pluraliste në një shoqëri demokratike, të cilat gërshetohen përmes reflektimit  rreth “përfaqësimit siç duhet të jetë”,dhe se ç’mund të jetë përfaqësimi i shëndetshëm dhe i dobishëm i grave në poltikë. Njëra prej këtyre grave pjesëmarrëse në politikë, është edhe Zonja e nderuar Laureta Alidinaj, aktualisht këshilltare dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Korçës, me profesion ekonomiste, e cila ka hedhur kanditaturën, për zgjedhjet parlamentare të 11 maj, 2025, për “Koalicionin Euroatlantik”,e drejtuar nga Lulëzim Basha.

Znj. Laureta Alidinaj – Besholli rrjedh nga një familje pro-amerikane e persekutuar politikisht nga rregjimi komunist, -po ashtu edhe nga familja e bashkëshortit, ku edhe u martua, në një familje pro-amerikane dhe e të përndjekurëve politikë. Vetë Laureta ka lindur dhe rritur në internim. Për shkak të bindjeve të saj të djathta, dhe studente e dhjetorit ’90, Laureta aktivizohet qysh në vitet e para të pluralizmit demokratik në politikë. Ka gjetur vetveten në forcën politike “Koalicioni Euroatlantik,”  “për shkak të programit të saj anti-korrupsion, mbështetjes për listat e hapura, të cilat mundësojnë një përfaqësim më dinjitoz demokratik në Parlament. Ky koalicion është një forcë politike e djathtë, pro zgjimit të shpresës dhe rinisë”, – shprehet Laureta!

Laureta Alidinaj mendon se roli kyc  që luajnë gratë si qytetare, deputete dhe lidere  në demokraci, është madje dhe beteja   për të drejtat themelore qytetare, sociale, politike  dhe intelektuale, që gratë në shumë pjesë të botës ende përballen. Një rol sa më i madh i pjesëmarrjes së grave në politikën demokratike do të çojë në një botë më humane dhe paqësore. Në këtë intervistë, kandidatja e “Koalicionit Euroantlantik”,  na rrëfen se cfarë e motivoi  të kandidojë, për “Koalicionin Euroatlantik”, dhe pse!

Për  të  mësuar disa detaje më tepër, ndiqni intervistën.

-Kush është Laureta Alidinaj, familja dhe profesioni juaj?

Jam Laureta Alidinaj, kam lindur në internim, jam bashkëshorte, nënë e dy djemve të martuar, me bashkëshortet e tyre që tashmë janë si vajzat e mia, dhe gjyshe e një nipi të vogël. Me profesion jam ekonomiste dhe aktualisht jam këshilltare dhe nënkryetare e Këshillit Bashkiak të Korçës.

-Çdo grua që i hyn politikës ka rëndësi të veçantë. Çfarë ju motivoi ju, të kandidoni për “Koalicionin Euroatlantik”, dhe pse?

Kam pasur bindje të djathta që nga origjina familjare, si studentja e dhjetorit 90, dhe kam qenë aktive në politikë prej vitesh. Kam gjetur vetveten në këtë forcë politike për shkak të programit të saj anti-korrupsion, mbështetjes për listat e hapura, të cilat mundësojnë një përfaqësim më demokratik në Parlament. Ky koalicion është një forcë politike e djathtë, pro zgjimit të shpresës dhe rinisë.

-Kandidimin tuaj e gjykoni si një vlerësim personal ndaj jush që ka Kryetari, Lulëzim Basha, apo si një objektiv për t’u arritur nga ana juaj?

Kam qenë aktive në politikë që nga viti 2005, kam dhënë kontributet e mia dhe kam ndihmuar shumë njerëz me mundësitë që kam pasur. Gjithmonë kam qenë afër qytetarëve dhe besoj se kjo ka qenë një vlerësim për mua nga zoti Basha, si një kandidat i pëlqyer nga komuniteti dhe vendi. Po ashtu, është edhe një objektiv personal i imi për të shërbyer dhe ndihmuar në një pozicion që mund të ndikojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

-Cilët faktorë ndikojnë në aftësinë e një gruaje për t’u bërë pjesë e politikës, në rastin konkret aftësia juaj për të përfaqësuar gruan korçare dhe qytetarët e Korçës në Parlamentin Shqiptar?

Lexo edhe :  Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Të jesh femër në politikë është më shumë se një sfidë, sepse jemi në një shoqëri maskiliste ku është e vështirë të ecesh, por jo e pamundur, duke mbështetur njëra-tjetrën. Të përfaqësosh Korçën është më shumë se një përgjegjësi; mbi të gjitha duhet të përfaqësosh humanizmin, kulturën dhe dinjitetin. Po ashtu, arsimimi, familja dhe qasja ime në komunitet dhe politikë janë shumë të rëndësishme. Krijimi i një imazhi të besueshëm nga komuniteti është thelbësor.

-Nëse ju do të zgjidheni deputete, çfarë kauze mendoni që të përfaqësoni, kjo tingëllon si një çështje e rëndësishme, ju lutem më tregoni më shumë.

Një nga kauzat që do të përfaqësoj është rinia, pasi si studentë të dhjetorit të ’90-s na vodhën ëndrrat, ndërsa rinisë sot i kanë vjedhur shpresën. Jam këtu për të bërë të mundur të rikthejmë shpresën e rinisë dhe t’i ndihmojmë ata të mos largohen, por të qëndrojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë në Shqipëri. Ky është një angazhim për të përfunduar tranzicionin e gjatë 35-vjeçar dhe për t’u dhënë mundësinë rinisë të ndërtojë një të ardhme më të sigurt.

-Çfarë strategjish ekzistojnë për të rritur numrin e politikaneve femra?

Gruaja shqiptare është një heroine e heshtur që lufton çdo ditë me realitetin e vështirë rreth saj. Politikat që mbështesin dhe promovojnë rolin e gruas në shoqëri ndihmojnë që ato të dalin në pah si figura politike me cilësi, të cilat i pëlqejnë dhe respektohen nga komuniteti. Mbështetja dhe promovimi i politikave për gruan do të ndihmojnë për të rritur numrin e politikaneve gra dhe për të pasur një përfaqësim më të mirë.

-Sa mandate mendoni se do marrë Koalicioni Euroatlantik, në Korçë?

Nuk më pëlqen ta shoh si një numër, por mund të them se nga takimet e përditshme me njerëz të njohur dhe të panjohur, ata shprehin mbështetje dhe më inkurajojnë të vazhdoj përpara. Objektivi i këtij koalicioni është 2 mandate, por pse jo dhe më shumë, sepse njerëzit janë të lodhur dhe shumë të entuziazmuar për ndryshimin.

-Çfarë vlerësoni te lidershipi i Koalicionit Euroatlantik?

Si anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, kam parë që ka kontributorë dhe njerëz me performancë të lartë dhe ide të qarta që duan ta bëjnë Shqipërinë më të mirë. Unë besoj fort në këtë dhe prandaj jam angazhuar në këtë pozicion. Ky koalicion ka një lidership që promovon vlera dhe angazhim për përmirësimin e vendit.

-Mesazhi juaj për votuesit dhe zgjedhësit e Korçës?

Nuk kam shumë dëshirë të flas për veten, sepse gjithmonë kam punuar dhe kam kontribuar për qytetarët në çdo pozicion që kam pasur mundësinë ta kem. Ky është një mesazh për ata që nuk më njohin, sepse ata që më njohin e dinë se çfarë përfaqësoj dhe që jap gjithmonë pozitivitet dhe më të mirën nga vetja. Dëshiroj që të gjithë të drejtohen kutive të votimit dhe të më mbështesin me votën e tyre në 11 maj sepse vota juaj ben ndryshimin. Bëjeni atë parlament të qytetarëve, jo të kryetarëve. Votoni nr. 4, Koalicionin Euroatlantik.Mos e shikoni si opsion Sot me shume se kurre eshte mision .  Voto Laureta Alidinaj!

Urime e Suksese! Ju Faleminderit! 

Intervistoi Raimonda Moisiu-Sade  

Korcë, Prill 2025

Të fundit

Kriset xhami i dritares, avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente në Kroaci

Një tjetër incident përfshiu kompaninë ajrore norvegjeze Norwegian të martën, kur fluturimi DY1935 në itinerarin Tiranë–Oslo u detyrua të...

Berisha ‘nuk shkulet” nga PD/ Demokratët i kujtojnë nenin për dorëheqjen

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, tedi Kopliku ka folur për zgjedhjet e 11 majit mbi zhvillimet e fundit brenda PD-së...

Po i dorëzonte klientit kokainën, karabinierët arrestojnë 30-vjeçarin shqiptar

Karabinierët në Gubbio të Italisë arrestuan në flagrancë një 30-vjeçar shqiptar për posedim dhe shitje të substancave narkotike, pasi iu gjetën në posedim mbi...

Publikohet renditja, cilat televizione u ndoqën më shumë gjatë 11 majit në Shqipëri

Top Channel dhe Report Tv janë renditur të parat për shikueshmërinë në YouTube gjatë ditës së zgjedhjeve parlamentare, sipas të dhënave të publikuara nga...

Si i la Berisha 220 mijë vota jashtë koalicionit opozitar!

Ish-kandidati i partisë ‘Koalicioni Euroatlantik’, Shemsi Prençi, është shprehur se kryedemokrati Sali Berisha nuk bëri përpjekjet e duhura për të futur në të njëjtin...

Lajme të tjera

Web TV