Mesfushori i Arsenalit shfaqet optimist: “Shkojmë në Bernabeu për fitore”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arsenali mori fitore të madhe në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Real Madridit me shifrat 3-0, por ende nuk është thënë fjala e fundit, pasi “Los Blancos” kërkojnë të përmbysin rezultatin në “Santiago Bernabeu”.

Mesfushori Thomas Partey ka deklaruar se në kryeqytetin spanjoll shkojnë për të fituar pasi të gjithë e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

Mendoj se e kemi përjetuar këtë shumë herë kur luajmë këtu dhe mendoj se nuk do të jetë diçka ndryshe. Thjesht duhet të jemi të sigurt me topin dhe të përpiqemi të luajmë lojën tonë. Ne të gjithë e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shkojmë atje me mentalitetin për të fituar. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje. Dhe unë mendoj se duhet të luajmë lojën tonë, të jemi të sigurt me topin dhe gjithashtu të përpiqemi të gjejmë dobësitë tona dhe të vazhdojmë t’i sulmojmë ato,” tha Partey./ D.C

Të fundit

Helmimi i 17 fëmijëve nga vezët e kontaminuara, AKU kyç kopshtin e Gramshit

Fëmijët në Kopshtin nr. 1 në Gramsh u infektuan me salmonelë nga veza e kontaminuar. Burime nga AKU bëjnë...

Moderatorja vazhdon edicionin informativ ndërsa i fillon lindja/ Momenti bëhet viral

Një ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale në mbarë botën, pasi një prezantuese lajmesh në ShBA, Olivia Jaquith, vazhdoi...

“Ishin perfektë dhe të ndërgjegjshëm”/ Berisha bëhet nostaligjik për diktaturën komuniste

Sali Berisha iu rikthye edhe një herë kohëve të vjetra të rinisë së tij komuniste, teksa u shfaq nostalgjik në narrativën elektorale të asaj...

Berisha po përdor mandatin e deputetit për të shpëtuar nga burgu!

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka bërë një radiografi të thelluar të situatës aktuale politike në Shqipëri, duke u ndalur me tone kritike dhe...

Bebe Rexha, në krye të listës së Billboard për këngët më të dëgjuara të shekullit

Një tjetër sukses madhështor për Bebe Rexhën! Artistja shqiptare me famë botërore është renditur në vendin e parë në listën e 100 këngëve më...

Lajme të tjera

Web TV