Pse Rama paska hequr dorë nga ‘vjedhja’ e programit të Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Në vitet tetëdhjetë kishte një garë mes një rapsodi të Lezhës dhe një tjetri të Mirditës se kush e bënte tekstin më të mirë për Festivalin e Gjirokastrës.

Ky i Mirditës ishte më i famshëm për tekste patetike, kurse ky i Lezhës për ndërthurjen e patriotizmit me komunizmin. Dhe të dy tregonin legjenda se si kishin tentuar t’u vidhnin këngët.

Një ditë, ky rapsodi i Lezhës po u tregonte miqve të vet se, ndërsa po ecte rrugëve të Rrëshenit, ndjeu se dikush po i hiqte dosjen nga sqetulla dhe ai nxori pistoletën dhe ja drejtoi në ballë. Ishte ai që mendonte: rivali i Mirditës.

Një prej pjesëtarëve në bisedë, që bënte humor me delirin e dy rapsodëve, i tha me qetësi:

– Po pse nuk e le të ta vidhte, mo burrë, se kështu e kishte të sigurtë humbjen në Festival.

Mu kujtua kjo histori, që tregohej me shumë humor në ato vite, kur dëgjova që Berisha e nisi fjalimin për programin me lavdërimin se ishte aq i mirë, sa donte ta vidhte dhe PS-ja, por nuk dihet pse hoqi dorë.

Në fakt, programi i Berishës, përveçse nuk ka lidhje me të qenit program, pasi është një menu premtimesh të së majtës ekstreme, është një përmbushës dëshirash të çdo njeriu për çfarëdo gjë që të kërkojë, dhe si i tillë ai shkruhet rast pas rasti.

E mbani mend atë skenën me tatimin mbi dividendin? Mblodhi biznesmenët dhe iu tha: do ta bëjmë 10 për qind.

– Po ne 8 për qind e kemi, – i tha biznesmeni që kishte në krah.

– Ashtu? Atëherë do ta heqim, do ta studiojmë.

Lexo edhe :  Bonusi opozitar i radhës për Edi Ramën

Kështu që në këtë pikë, ai është i pakopjueshëm, pasi është program që zhvillohet dita-ditës duke dëgjuar dëshira njerëzish. E vetmja gjë serioze ishte Ministria e Familjes, dhe aty mund të vërë djalin, ose nusen e djalit ministre, që ta legjitimojë natyrën e pushtetit të tij.

Arsyeja pse Edi Rama hoqi dorë nga “kopjimi” i këtij programi ka shumë ngjashmëri me atë anekdotën që tregohet mes dy rapsodëve. Në këtë rast, LaCivita duhet të ngrihej dhe t’i thoshte Berishës:

– Po pse nuk e le të ta vidhte, zoti Berisha, se e kishte humbjen të sigurtë./    S,M

Të fundit

Kujtohet Gjyqi Special! 17 intelektualë u vranë pas gjykimit farsë nga komunistët

Ishte 14 prill i 1945-ës, plot 80 vjet më parë, kur në Tiranë u ekzekutuan 17 intelektualë, patriotë dhe...

Lineker i thur elozhe Yamal: “Është i zgjedhuri i radhës pas Pele, Maradonës dhe Messit“

Ish-sulmuesi i Anglisë, Gary Lineker në podkastin “The Rest is Football” e ka emëruar sulmuesin e talentuar të Barcelonës, Lamine Yamal, si ‘të zgjedhurin’ e...

Aksidenti me 6 viktima në Nju Jork, mbyllet kompania e helikopterëve

New York Helicopter Tours, firma e cila operonte fluturimin e helikopterit ku humbën jetën CEO i Siemens së bashku me familjen e tij dhe...

Si po armatoset Shqipëria “deri në dhëmb”/ Ministri zbulon sa po shpenzojmë për mbrojtjen

Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha në A2 CNN se jetojmë në kohë interesante, kur u pyet mbi “krisjen” e raporteve të Aleancës Euroatlantike,...

Si Presidenti i KE konfirmoi deklaratat e Ramës për integrimin e Shqipërisë në BE

Endri Kajsiu “Zgjerimi drejt Ballkanit Perëndimor është një përparësi e qartë për BE dhe është investimi më i rëndësishëm gjeostrategjik për paqen, për begatinë dhe për stabilitetin...

Lajme të tjera

Web TV