Rama dhe Berisha sot në Itali, nisin fushatën me diasporën për votën e 11 majit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi hapën zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare të 11 majit majit në Tiranë, kryesocialisti Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha zgjodhën Italinë të parën për të kërkuar votën  e shqiptarëve të diasporës, e cila voton për herë të parë në këto zgjedhje.

Këtë të diel në orën 15:00, kryeministri Edi Rama do të takohet me shqiptarët në Milano, ndërsa demokratët një orë më pas në orën 16:00 në Brescia, shkruan A2 CNN.

Rama së bashku me përfaqësuesit e strukturave socialiste do të takohet me shqiptarët në “Centro Congresi”, në Malpensa Fiere, në Busto Arsizio. Ndërsa takimi i Berishës do të zhvillohet në Teatro Clerici, Via San Zeno 168 në Brescia

Ky takim pason vizitën e para dy javëve në Greqi, ku Kryeministri u ndal fillimisht në Kretë dhe më pas në Athinë, gjithashtu në kuadër të të njëjtit tur me diasporën shqiptare.

Takimet e tyre me shqiptarët në diasporë vijnë në nisje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit, ku si kryeministri Rama dhe kryedemokrati Berisha do të kërkojnë votën e shqiptarëve jashtë vendit, të cilët votojnë për herë të parë në këto zgjedhje./   S,M

Të fundit

GJKKO shqyrton sot ankimimin e Veliajt për ndryshimin e masës ‘arrest në burg’!

Këtë të mërkurë, 16 Prill, gjyqtari i posaçëm i hetimit paraprak, Erjon Bani, pritet të shqyrtojë kërkesën për lirim nga...

Ndarja nga jeta e futbollistit gjatë ndeshjes, FSHF del me njoftim zyrtar. Çfarë ndodhi

Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator...

Kursi i këmbimit, 16 prill 2025/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro sot

Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 99.1 lekë në blerje dhe 99.8 lekë në shitje. Dollari amerikan blihet me...

Afrika po copëtohet/ Një oqean i ri po shfaqet me shpejtësi të paparë

Një ngjarje gjeologjike monumentale po zhvillohet në Afrikën Lindore . Thellë brenda kores së Tokës, forcat tektonike po e ndajnë gradualisht kontinentin afrikan ....

Lajme të tjera

Web TV